E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanalizimi edhe në lagjen e fundit të Tavnikut

Mitrovicë, 18 gusht - Pika më e zezë për institucionet komunale të Mitrovicës mori fund, pasi kanalizimi për një pjesë të lagjes “Tavnik” tani më është në funksion, ka thënë Kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati. Kastrati me bashkëpunëtorë ka inspektuar kryerjen e punimeve për kanalizimin e kësaj lagje. Sipas tij, organet komunale kanë pasur vështirësi në punimin e këtij rrjeti të kanalizimit për arsye të disa pengesave nga disa pronarë të tokave, por për fat të mirë edhe kjo është zgjidhur. Në anën tjetër drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Rasim Veseli ka informuar kryetarin e Komunës dhe banorët e lagjes se kanalizimi ka përfunduar dhe tani është në funksion.
Në anën tjetër, Adem Ademi, banor i kësaj lagje, ka theksuar se jeta e banorëve këtu ka qenë e tmerrshme, nuk kemi munduar kurrë, as dritaret t’i hapim. Krimbat e kanalizimit na hynin edhe brenda në shtëpi, ndërsa fëmijët e kanë pasuar të pamundur të luajnë në oborr, ka shtuar ai.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›