Në Kamenicë bie nataliteti, shtohen shkurorëzimet

Kamenicë, 18 gusht - Derisa numri i lindjeve ka shënuar rënie në komunën e Kamenicës, ka shtim të shkurorëzimeve, është thënë të mërkurën nga zyrtarë përkatës komunal . Sipas zyrave të regjistrimit të gjendjes civile në Kamenicë, si dhe në dy zyrat - në Hogosht dhe Muçivërc, në bazë të një raporti 6-mujor të këtij viti, janë regjistruar 37 lindje, ndërsa vitin e kaluar në këtë komunë janë regjistruar 36 lindje. Mirëpo, krahasuar me vitet e kaluara kur kishte dyfish më shumë lindje, kjo shifër flet për rënie të natalitetit.
Ndërsa sa i përket numrit të tërësishëm të lindjeve në nivel të komunës së Kamenicës nuk dihet, sepse një numër i lindjeve bëhet në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe më pak në qytete tjera. Në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Punës e Mirëqenies Sociale në Kamenicë thonë se në krahasim me vitet e kaluara ka një rënie të theksuar të lindjeve. Edhe në Drejtorinë e Arsimit pohojnë se ka rënie të numrit të nxënësve në shkollat fillore, me përjashtim të ShF "Fan Noli" të Kamenicës, si dhe të paraleles së ndarë fizike të shkollës "Sadri Misini" në Shipashinicë të Poshtme.
Enver Ajvazi, drejtor i Administratës komunale në Kamenicë, ka thënë se qytetarët tanë që jetojnë jashtë Kosovës, në shtetet e ndryshme perëndimore, gjatë këtij 6 mujori i kanë regjistruar 233 fëmijë, të cilët kanë lindur jashtë Kosovës. Kjo, sipas tij, dëshmon se një pjesë e madhe e popullatës së kësaj komune jeton në shtetet perendimore, ndërsa një pjesë nga viset rurale janë shpërngulur në qendra tjera të Kosovës, sidomos në Prishtinë, duke pakësuar numrin e banorëve. Ai thotë se në rënien e natalitetit kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë: martesat e vonshme të të rinjve, gjendja socio-ekonomike etj. Ajvazi ka thënë se lidhja e kurorëzimeve, përveç që bëhet në zyrën qendrore në Kamenicë, mund të bëhet edhe në dy zyra tjera në Muçivërc dhe Hogosht. Ai ka nënvizuar se "sa i përket martesave, sipas evidencave, nuk kemi ndonjë rritje, ndërsa martesat tashti, në të shumtën e rasteve, po bëhen edhe jashtë Kosovës". Derisa në 6- mujorin e parë të vitit të kaluar janë regjistruar 196 lidhje kurorash, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti në tri zyrat e ofiqarisë në Kamenicë, Hogosht dhe Muçivërc janë lidhur 134 kurora, ku në raport me 2009-ën shihet një rënie e martesave. Në këtë kontekst ai ka përmendur se dukuria e shkurorëzimeve edhe në Kamenicë ka marrë hov sikur edhe në komunat tjera të Kosovës, e që po e dëmton në radhë të parë familjen, sidomos fëmijët, pastaj dhe shoqërinë, duke shtuar problemet sociale. Ajvazi ka përmendur edhe martesat e të rinjve me qëllim interesi, vetëm për të rregulluar statusin personal në shtetin e huaj, ku qiftet e kurorëzuara pas 6 muaj apo 1 viti sjellin vendimet e gjykatave për shkurorëzimin e tyre. Sa i përket statistikave të shkurorëzimeve, në vitin e kaluar ishin gjithsejt 27 raste të tilla, ndërsa vetëm në 6 mujorin e këtij viti janë regjistruar 19 raste të shkurorëzimeve. Ajvazi e ka konsideruar një ngritje shumë të madhe të dukurisë së shkurorëzimeve duke marr si fakt vetëm shifrën e këtij gjashtë mujori.