Mitrovica ndan 300 troje për familjet e luftëtarëve

Mitrovicë, 18 gusht - “Mendojmë të ndajmë rreth 300 troje për familjet e Shoqatës së Dëshmorëve, Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UçK-së, të Veteranëve të Luftës së UçK-së dhe Shoqatës së të Pagjeturve. Jam optimist se kjo do të realizohet dhe premtojmë se komuna do ta rregulloj tërë infrastrukturën përkatëse për këto troje”, ka thënë kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, të mërkurën gjatë takimit me drejtuesit e Shoqatave të dalura nga lufta. Ai ka njoftuar drejtuesit e shoqatave se ka obliguar shërbimin përkatës të kadastrit, që t’i identifikojë pronat e komunës që do të mund të ishin të përshtatshme për këtë qëllim dhe më pastaj të ndërmarrin veprimet tjera konkrete për realizimin e kësaj nisme. Në anën tjetër, pasi dëgjuan nga kryetari Kastrati se përzgjedhjen e përfituesve duhet ta bëjnë vet shoqatat, drejtuesit e tyre, duke i falënderuar kryetarin Kastrati dhe nënkryetarin Haziri, për nismën e ndërmarrë dhe për angazhimet tjera që kanë bërë për të ndihmuar në forma të ndryshme këto kategori, u zotuan se do të përcaktojnë kritere rigoroze për të qenë përfitues i trojeve dhe se ato do të jenë familjet me gjendje më të rëndë ekonomiko-sociale