E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi: Vota e socialistëve do të përcaktojë rrugën 4 vjeçare të PS-së

Sekretari organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi,  ftoi sot të gjithë socialistët që më 26 shtator të zgjedhin me votën e tyre, rrugën të cilën duhet të ndjekë partia në katër vitet e ardhshme. Gjatë një konference për shtyp në selinë rozë, Klosi tha se "të shtunën PS do të kurorëzojë me votimin e anëtarësisë së saj fushatën e zhvilluar gjatë një muaji për zgjedhjen e Kryetarit të Partisë Socialiste. Vota e lirë e socialistëve do të zgjedhë edhe rrugën në të cilën do të ecë PS-ja gjatë katër viteve të ardhshme dhe liderin e saj, që do ta udhëheqë në betejat për rolin e madh që ka opozita në këto momente që po kalon Shqipëria", tha Klosi. Zgjedhjet për Kryetarin e Partisë Socialiste do të bëhen më 26 shtator në të 12 qarqet e vendit, ku janë të ngritura 387 qendra votimi dhe pritet që të marrin pjesë në votime rreth 82 mijë anëtarë të Partisë Socialiste për të zgjedhur ndërmjet dy kandidatëve, kryetarit në detyrë, Edi Rama dhe kandidatit Maqo Lakrori. Votimi do të hapet në orën 8.00 dhe të do të mbyllet në orën 16.00.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›