Në panikNga Balkan InsightGuvernatori i Bankës Qendrore të Shqipërisë, Ardian Fullani, u përpoq të enjten që të qetësonte shqiptarët e kapur në panik për shkak të rënies së shpejtë të monedhës vendase, lekut, që humbi tre pikë kundrejt euros gjatë dy
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Në panikNga Balkan InsightGuvernatori i Bankës Qendrore të Shqipërisë, Ardian Fullani, u përpoq të enjten që të qetësonte shqiptarët e kapur në panik për shkak të rënies së shpejtë të monedhës vendase, lekut, që humbi tre pikë kundrejt euros gjatë dy ditëve të fundit.
“Tregjet duhet të jenë të qeta. Ajo çka po ndodh nuk ka baza ekonomike. Leku do të vazhdojë të jetë monedha jonë për shumë e shumë vite,” tha Fullani në një konferencë të papritur shtypi.
Në jehonë të komenteve të Fullanit, Ministri i Financave, Ridvan Bode u bëri thirrje shqiptarëve që të besojnë tek monedha e tyre kombëtare. Në një fjalim përpara parlamentit, disa minuta përpara konferencës së Fullanit, Bode tha: “Shqiptarët duhet të besojnë tek leku për shkak se është monedha më e fortë në rajon dhe ka qenë stabël gjatë dhjetë viteve të fundit.”
Rënia e lekut ka shkaktuar panik në Tiranë kur euro ndryshoi duar për 138.6 lek në orët e para të mëngjesit të së enjtes, 1.7 përqind më shumë se të mërkurën. Në mesditën e së enjtes leku kuotohej te 137.8, 1.1 përqind më pak se të mërkurën.
Leku ka qenë nën presion gjatë gjithë vitit 2009, kryesisht për shkak të shpenzimeve të mëdha të qeverisë dhe remitancave të pakta. Vlera e tij ka rënë me 12 përqind që nga janari, një shqetësim për shumë shqiptarë që kanë marrë kredi në euro.
Disa analistë besojnë se rënia e fundit është shkaktuar edhe për shkak të spekulimeve në treg ose panikut. Disa thonë se kryeministri Sali Berisha minoi besimin tek monedha vendase kur tha javën e shkuar se: “Shqipëria duhet t’i dorëzohet euros”.
Por shumë analistë janë të shqetësuar gjithmonë e më shumë në lidhje me financat e qeverisë dhe stabilitetin makro-ekonomik. Deri në gusht të këtij viti, qeveria kishte rritur shpenzimet me 25 përqind në krahasim me një vit më parë, ndërsa të ardhurat janë rritur vetëm 5.5 përqind. Depozitat në cash në Bankën Qendrore u reduktuan në 7 miliard lekë në gusht, niveli më i ulët në një vit.
Përpara nisjes së vitit, leku ishte relativisht stabël përkundrejt euros, duke variuar nga 120 deri në 126 lek për euro.