E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanceri, Uithers me Ramën e Topallin

 

Lufta kundër kancerit të gjirit ka bashkuar kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli dhe kreun e PS-së Edi Rama. Nga i njëjti podium Topalli, Rama dhe ambasadori Withers kanë bërë thirrje grave të sensibilizohen ne luftën kundër një prej sëmundjeve më të rrezikshme të të gjitha kohërave. “Të shkojmë dhe të bëjmë vaksinën kundër kancerit të mitrës. Eshtë një vaksinë të cilën ne po e subvencionojmë”, tha Topalli. Ndërkohë kryesocialisti ka kërkuar ndërgjegjësim për luftën kundër kancerit, duke iu referuar rastit konkret familjar. Ndërgjegjësim për sëmundjen vdekjeprurëse që mund të frenohet nëse kapet në kohë kërkoi dhe ambasadori amerikan Xhon Uidhers. “Duhet ta fitojmë këtë betejë sepse kanceri i gjirit është vrasësi më i madh i grave në rang botëror. S’mund të lejojmë që këto sëmundje të përhapen dhe të marrin jetën e familjareve tona. Eshtë një betejë që mund dhe duhet të fitohet”, tha Uidhers.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›