Kartat, gati konsensusi mes PD e PS
Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë pranë konsensusit për arritjen e një marrëveshje për kartat e identitetit. Burime nga dy forcat e mëdha bëjnë të ditur se është gjetur gjuha e përbashkët për çmimin 200 lekë për të gjithë qytetarët që nuk kanë pasaportë, por PD-ja nuk ka pranuar propozimin e opozitës për “one stop shop”. Një ditë më parë, në një konferencë për shtyp, Kryeministri Berisha u shpreh se është i gatshëm të pranojë çdo lloj kërkese të opozitës, përveç kartave falas. “Janë aplikuar 17.400, megjithatë është e vërtetë që unë kam diskutuar me ambasadorët, është e vërtetë që ne jemi të hapur përveç variantit, që nuk na konvenon për karta gratis. Opozita është e mirëpritur të japë variantet e saj. Të ndaj pak krizën, kriza është e pashërueshme tek Edi Rama, po diskutojnë ekspertët për të gjetur rrugët më të përshtatshme”, deklaroi Berisha.