Kanceri avez akuzon SHBA
Akuza më e fundit e presidentit venezuelian, Hugo Cavez drejt SHBA i ngjan një intrigë kinematografike. Së fundi lideri i Venezuelës ka akuzuar SHBA-të po zhvillojnë një teknologji sekrete për të induktuar kancerin tek liderët e Amerikës Latine. Deklarata e Çavez, vjen pasi Presidentja e Argjentinës njoftoi se është diagnostikuar me kancer.
Presdenti venezuelian, Hugo Cavez ngre pyetjen nëse SHBA-të kanë zhvilluar një teknologji sekrete për të induktuar kancerin e liderit të krahut të majtë në Amerikën Latine.
I kuruar nga kanceri gjatë këtij viti, Çavez ka bërë deklaratën një ditë pasi dhe Presidentja e ArgjentinëKristina Fernandez de Kishen deklaroi se ka kancer.
Çavez tha se ky fakt i dukej mjaft i çuditshëm, por theksoi se ishte menduar gjatë para se të bënte këto akuza.
“Do të ishte e çuditshme nëse ata do të kishin zhvilluar teknologjinë për të induktuar kancerin dhe askush të mos ketë dijeni për këtë”, ka pyetur Çavez gjatë një fjalimi televiziv në një bazë ushtarake.
Çavez po ashtu gjatë fjalimit të tij tha se shkencëtarëte qeverisë amerikane kanë infektuar të burgosurit e Guatemalës me sifiliz dhe sëmundje të tjera në 1940.
Presidenti venezuelian me nota humori tha se tani do të bënte një kujdes ekstra për Presidentet e Bolivisë dhe Ekuadosit, Evo Morales dhe Rafael Correa, të paktët që nuk janë diagnostikuar me kancer.
Lideri venezuelian, 57 vjeç i ka akuzuar shpesh SHBA-të për komplot për ta rrëzuar nga pushteti apo edhe për tentative vrasje.
Ai tha se tashmë është shëruar nga kanceri pas ndërhyrjeve dhe kimioterapisë në Kuba gjatë këtij viti.
Po ashtu dhe ish-presidenti brazilian,Luiz Ignacio Lula da Silva po kurohet nga kanceri në grykë, presidentja aktuale Dilma Rusef, është shëruar pasi u kurua nga kanceri limfoma në 2009.
Presidenti i Paraguajit, Fernando Lugo u diagnostikua me limfoma në gusht 2010, por tani është shëruar pas kimioterapisë.