Kim Jong Un emerohet lideri suprem i partise shtetit dhe ushtrise
Një turmë e madhe njerëzish u mblodhën në Penian në funeralin e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong IL, në ditën e dyte të ceemonisë shtetërore për të nderuar diktatorin,i cili vdiq në 17 dhjetor.
Ceremonia u zhvillua një dite pas procesionit që zgjati rreth 3 orë, ku qindra mijëra njerëz duke sfiduar të ftohtin shpërthyen në lot në rrugët e Penianit.
Në ceremony, Kim Jong Un është cilësuar si lideri suprem i partisë, shtetit dhe ushtrisë. Televizioni shteteror shfaqi pamjet ku duket lideri i ri afër të cilit janë krerët më të lartë qeveritare dhe zyrtarët e ushtrisë. Pas fjalimeve, në gjithë vendin u dëgjuan sirenat, të cilat tregonin se periudha zyrtare e zisë për Kim Xhong IL, e cila filloi më 17 dhjetor, kur edhe ndërroi jetë lideri, ka përfunduar.
Zyrtari i lartë ushtarak Kim Jon Gak iu drejtua turmës me keto fjalë: Ushtria do t’i shërbejë liderit të ri Kim Jong Un, duke përmbushur detyrat e liderit të madh Kim Jong IL.
Kim jong Un qendroi i palëvizur në ballkonin sipër portretit të babait të tij.
Vëzhguesit thonë megjithatë se spektakli ishte i ngjashëm për nga pompoziteti dhe angazhimi i ushtrisë me atë që u ofrua në funeralin e babait të Kim-it, Kim-il Sung në 1994-tën.
Kim Jog Un ende pa mbushur 30 vjeç, i cili ka pak experiencë politike, u shfaq i shoqëruar nga xhaxhai i tij Cang Son Taek, i cili pritet të ketë një rol kyç derisa i riu Kim të konsolidojë pushtetin.