Kanceri i gjirit, zbulohen 310 raste
Nga 12 mijë ekzaminime me mamografi të kryera këtë vit, 310 gra kane rezultuar të jenë prekura nga kanceri i gjirit. Alarmant është fakti, se në Shqipëri, me tumor në gji kanë rezultuar gra të moshave të reja 35-45 vjeç, çka nuk ndodh në vendet e BE. "Në fushën e luftës kundër kancerit të gjirit, shifrat janë në rritje dhe tashmë kemi arritur numrin e 12 mijë ekzaminimeve në vit. Jemi në shifrat rreth 2.6 për qind në normën ndërkombëtare", tha dje drejtori i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Bardh Spahia. Në Ditën botërore kundër Kancerit specialistët e Ministrisë së Shëndetësisë u bënë apel të gjitha grave nga mosha 30 vjeçe të kryejnë mamografinë, për të kapur në kohë tumorin në gji. Në sajë të projektit "Interreg 3", i cili ka mundësuar rrjetin e mamografive në 7 qytete, pritet të realizohet në Shqipëri transplanti i veshkave, i cili deri më tani është shtyrë për shkak të vonesave tenderiale dhe mos përfundimit të punimeve në sallën, ku do të kryhet ky operacion".