Zgjedhjetamerikane: Obama kryeson ndaj MekKejn me 14 pikë
Qendra e kërkimeve "Pew"
në sondazhin më të fundit
të publikuar prej saj, nxori
edhe përqindjet e mbështetjes
së votuesve ndaj kandidatëve
presidencialë amerikanë. Kështu,
në këtë moment, kandidati
demokrat Obama gëzon mbështetjen
e 52% të votuesve, ndërsa
kundërshtari i tij republikan 38%.
Një sondazh i mëparshëm i fillimit
të muajit jepte një distancë prej
7 pikësh mes kandidatëve.
Sondazhi i fundit i kryer në datat
nga 16-19 tetor me 2599 persona,
vjen pas atij të Wall Street Juornal /
NBC News, në të cilin Obama qëndronte
10 pikë mbi MekKejnin. Sipas
sondazhit "Pew", shtimi i popullaritetit
të kandidatit demokrat i
dedikohej më së shumti rënies së
besimit ndaj MekKejnit në përfundim
të tri debateve presidenciale.
Obama gëzon një besim shumë
më të madh në të gjitha çështjet e
diskutuara, që nga lufta në Irak deri
te mënyra e zgjidhjes së problemeve
ekonomike. Pyetjes se cili
nga kandidatët ka opsionin më të
saktë për zgjidhjen e krizës
ekonomike, 52% e të anketuarve iu
përgjigjën se e ka Obama, ndërsa
vetëm 32% u renditën përkrah
MekKejnit. Një faktor i rëndësishëm
i negativitetit ndaj kandidatit
republikan është edhe faktori
moshë, duke qenë se 72 vitet e
MekKejnit nuk lënë shumë vend
për optimizëm. E ndërsa dita finale
po afrohet, një nga synimet dhe
preokupimet kryesore të republikanëve
është edhe shmangia me
çdo kusht e precedentit të rrezikshëm
të votës në Florida, që i hoqi
edhe fitoren kandidatit demokrat
Al Gore në zgjedhjet e vitit 2000,
duke ia dhënë atë Bushit. Saga e
numërimit të votave dhe e parregullsive
që favorizuan Bushin mund
të përsëritet dhe për këtë,
demokratët po tregohen shumë
vigjilentë. Për këtë, qindra juristë
kanë dalë vullnetarë në Florida për
të asistuar në procesin zgjedhor
dhe për ta ndjekur atë nga afër në
çdo minutë të datës 4. Për Hilari
Klintonin, e cila mori pjesë përkrah
Obamës në një takim zgjedhor në
Florida, një gjë e tillë nuk duhej
lejuar të përsëritej: "Nëse na mashtruan
një herë është faji i tyre, por
nëse arrijnë ta bëjnë për herë të
dytë, atëherë është faji ynë", ka
thënë ajo, duke iu referuar ngjarjes
së 8 viteve më parë.
në sondazhin më të fundit
të publikuar prej saj, nxori
edhe përqindjet e mbështetjes
së votuesve ndaj kandidatëve
presidencialë amerikanë. Kështu,
në këtë moment, kandidati
demokrat Obama gëzon mbështetjen
e 52% të votuesve, ndërsa
kundërshtari i tij republikan 38%.
Një sondazh i mëparshëm i fillimit
të muajit jepte një distancë prej
7 pikësh mes kandidatëve.
Sondazhi i fundit i kryer në datat
nga 16-19 tetor me 2599 persona,
vjen pas atij të Wall Street Juornal /
NBC News, në të cilin Obama qëndronte
10 pikë mbi MekKejnin. Sipas
sondazhit "Pew", shtimi i popullaritetit
të kandidatit demokrat i
dedikohej më së shumti rënies së
besimit ndaj MekKejnit në përfundim
të tri debateve presidenciale.
Obama gëzon një besim shumë
më të madh në të gjitha çështjet e
diskutuara, që nga lufta në Irak deri
te mënyra e zgjidhjes së problemeve
ekonomike. Pyetjes se cili
nga kandidatët ka opsionin më të
saktë për zgjidhjen e krizës
ekonomike, 52% e të anketuarve iu
përgjigjën se e ka Obama, ndërsa
vetëm 32% u renditën përkrah
MekKejnit. Një faktor i rëndësishëm
i negativitetit ndaj kandidatit
republikan është edhe faktori
moshë, duke qenë se 72 vitet e
MekKejnit nuk lënë shumë vend
për optimizëm. E ndërsa dita finale
po afrohet, një nga synimet dhe
preokupimet kryesore të republikanëve
është edhe shmangia me
çdo kusht e precedentit të rrezikshëm
të votës në Florida, që i hoqi
edhe fitoren kandidatit demokrat
Al Gore në zgjedhjet e vitit 2000,
duke ia dhënë atë Bushit. Saga e
numërimit të votave dhe e parregullsive
që favorizuan Bushin mund
të përsëritet dhe për këtë,
demokratët po tregohen shumë
vigjilentë. Për këtë, qindra juristë
kanë dalë vullnetarë në Florida për
të asistuar në procesin zgjedhor
dhe për ta ndjekur atë nga afër në
çdo minutë të datës 4. Për Hilari
Klintonin, e cila mori pjesë përkrah
Obamës në një takim zgjedhor në
Florida, një gjë e tillë nuk duhej
lejuar të përsëritej: "Nëse na mashtruan
një herë është faji i tyre, por
nëse arrijnë ta bëjnë për herë të
dytë, atëherë është faji ynë", ka
thënë ajo, duke iu referuar ngjarjes
së 8 viteve më parë.