E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis aksioni në pikat doganore

 

Grupet e antikontrabandës kanë nisur kontrollet në pikat doganore për të evituar subjekte dhe individë të ndryshëm në tentativë për të kaluar mallra pa i deklaruar në doganë. Gjatë një kontrolli në pikën doganore të Kapshticës, grupet e antikontrabandës kanë ndaluar automjetin me targa TR 0380 G me drejtues shtetasin Jetnor Leka. Pas kontrolleve të ushtruara është gjetur një sasi e konsiderueshme kafe kokërr e papjekur e padeklaruar, 1260 kg. Grupet e antikontrabandës kanë sekuestruar mallin dhe mjetin si dhe kanë vendosur një gjobë prej 1.1 milionë lekësh. Gjatë kësaj jave janë sekuestruar gjithashtu edhe 40 steka me cigare të markës "Marlboro" në doganën e Kakavijës. Në total gjatë kësaj jave janë vendosur penalitete në vlerën e 2 milionë lekëve. Sipas burimeve nga administrata doganore, grupet e antikontrabandës po përballen çdo ditë me kontrabandimin e konfeksioneve nga individë, të cilët tentojnë t'i fusin ilegalisht nëpërmjet automjeteve private.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›