SHBA, takimi për krizën më 15 nëntor
Shtëpia e Bardhë ka caktu
ar datën 15 nëntor për
fillimin e një sërë
takimesh të nivelit të lartë për
zgjidhjen e krizës financiare,
më të rëndën globale këto 80
vitet e fundit, që ka sjellë trazira
në të gjitha tregjet dhe
ekonomitë botërore. Goditjet e
djeshme janë ndjerë në Hungari,
ku banka qendrore u
detyrua që të ngrinte normave
të interesit për të mbrojtur
fjorintin, ndërkohë që Ukraina,
Pakistani dhe Bjellorusia
kërkuan ndihmën e drejtpërdrejtë
të Fondit Monetar
Ndërkombëtar. Bursat globale
ranë dhe shumë kompani e
ndërmarrje të ndryshme në
botë kanë nisur shkurtimet e
vendeve të punës. Takimi në
fjalë që do të organizohet 11
ditë pas zgjedhjeve presidenciale
amerikane, do të bëjë
bashkë liderët e së ashtuquajturës
G20, që përfshin grupin e
G7 plus tre vende me shumë
ndikim në ekonominë botërore,
Kina, India dhe Brazili. Frika
kryesore e kësaj situate është
recesioni në shkallë botërore
dhe pikërisht parandalimi i
kësaj do të jetë edhe një ndër
çështjet kryesore që do të diskutohen
në takimin e 15 nëntorit.
Liderët do të shohin rezultatet
e masave financiare të
marra ndaj bankave dhe
tregjeve, do të tentojnë të gjejnë
shkaqe të tjera të tyre, si dhe
do të mundohen të jenë në një
mendje në lidhje me të gjitha
masat dhe ndryshimet që duhet
të ndërmerren. Ndërkohë,
lajmet që vijnë nga Britania e
Madhe nuk janë aspak të mira.
Sipas Kryeministrit, ajo ndodhet
në prag të recesionit, në një
situatë të rëndë financiare me
të cilën nuk është përballur që
prej dekadash. Vala e fundit e
trazirave erdhi pavarësisht optimizmit
që lulëzoi vetëm për
pak ditë pas injektimit të shumave
të mëdha të parave nga
qeveritë e ndryshme të botës në
bankat problematike, në një
tentativë për t‘i shpëtuar nga
kolapsi.
ar datën 15 nëntor për
fillimin e një sërë
takimesh të nivelit të lartë për
zgjidhjen e krizës financiare,
më të rëndën globale këto 80
vitet e fundit, që ka sjellë trazira
në të gjitha tregjet dhe
ekonomitë botërore. Goditjet e
djeshme janë ndjerë në Hungari,
ku banka qendrore u
detyrua që të ngrinte normave
të interesit për të mbrojtur
fjorintin, ndërkohë që Ukraina,
Pakistani dhe Bjellorusia
kërkuan ndihmën e drejtpërdrejtë
të Fondit Monetar
Ndërkombëtar. Bursat globale
ranë dhe shumë kompani e
ndërmarrje të ndryshme në
botë kanë nisur shkurtimet e
vendeve të punës. Takimi në
fjalë që do të organizohet 11
ditë pas zgjedhjeve presidenciale
amerikane, do të bëjë
bashkë liderët e së ashtuquajturës
G20, që përfshin grupin e
G7 plus tre vende me shumë
ndikim në ekonominë botërore,
Kina, India dhe Brazili. Frika
kryesore e kësaj situate është
recesioni në shkallë botërore
dhe pikërisht parandalimi i
kësaj do të jetë edhe një ndër
çështjet kryesore që do të diskutohen
në takimin e 15 nëntorit.
Liderët do të shohin rezultatet
e masave financiare të
marra ndaj bankave dhe
tregjeve, do të tentojnë të gjejnë
shkaqe të tjera të tyre, si dhe
do të mundohen të jenë në një
mendje në lidhje me të gjitha
masat dhe ndryshimet që duhet
të ndërmerren. Ndërkohë,
lajmet që vijnë nga Britania e
Madhe nuk janë aspak të mira.
Sipas Kryeministrit, ajo ndodhet
në prag të recesionit, në një
situatë të rëndë financiare me
të cilën nuk është përballur që
prej dekadash. Vala e fundit e
trazirave erdhi pavarësisht optimizmit
që lulëzoi vetëm për
pak ditë pas injektimit të shumave
të mëdha të parave nga
qeveritë e ndryshme të botës në
bankat problematike, në një
tentativë për t‘i shpëtuar nga
kolapsi.