Fushatë kontrolli për të gjithë abonentët e energjisë
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka paralajmëruar ditën e djeshme se po përgatitet për nisjen e një fushate kontrolli për të gjithë abonentët e kompanisë. Drejtori Sait Dollapi u shpreh se fushata synon hartimin e një baze të dhënash të sakta për 1 milionë e 100 abonentët në të gjithë Shqipërinë, për shpërndarjen dhe pagesën e energjisë.
"Ne do të kontrollojmë nivelin e faturimit, saktësinë e faturimit të qytetarëve, do rregjistrojmë adresat e sakta të çdo biznesi, të çdo qytetari, mënyrën e furnizimit, sasinë e furnizimit", konfirmoi drejtori i OSSH-së. Ai ka pohuar më tej se "ky është një rregjistrim që përputhet edhe me rregjistrimin që i bëhet popullsisë". Kështu, sipas tij, është parashikuar që çdo abonent do të ketë kartën e vetë apo formularin personal të furnizimit me energji elektrike. Në këtë formular, shtoi Dollapi, do të paraqiten të gjithë treguesit qofshin ata teknikë, të cilët kanë të bëjnë me sistemin e matjes, me mënyrën e furnizimit, me pikën e furnizimit, por dhe adresa e saktë e çdo abonenti, niveli i faturimit, si dhe elemente të tjera të sigurisë.