Kandahar, vriten 6 persona nga një sulm me bombë
Një makinë bombë ka shpërthyer ditën e enjte në qendër të qytetit jugor afgan të Kandaharit, duke vrarë të paktën 6 civilë, thanë disa dëshmitarë dhe policë.
"Unë isha duke punuar kur papritmas dëgjova një shpërthim.Pashë policinë duke dërguar gjashtë persona në spital. Nuk e di nëse ata kishin vdekur apo ishin plagosur", ka thënë një banor në Kandahar, Abdul Karim.
Nga shpërthimi u shkatërruan disa dyqane dhe u dogjën disa makina, tha një dëshmitar i vendngjarjes. Ishte e paqartë nëse sulmi u krye nga një vetëvrasës me bombë. Shpërthimi me bombë është i fundit pas një vargu sulmesh në këtë qytet, që është vendlindja e talebanëve, dhe fokusi i një ofensive të ardhshme ushtarake të SHBA-së për të parandaluar kryengritjet.
Më parë gjatë kësaj jave, një grup prej tre vetëvrsësish me bombë, u përpoqën të kapnin ndërtesën kryesore të shërbimit të fshehtë në qytet.