E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa Benedikti celebron sot 83-vjetorin e lindjes


Papa Benedikti feston sot 83-vjetorin e ditëlindjes me vëllain e tij në Vatikan. I lindur në Bavari të Gjermanisë në vitin 1927 Jozef Ratsinger, shpejt tregoi dhunti në mësime. Pas përfundimit të universitetit në Mynih ai u emërua Kryepeshkop dhe në vitin 1977 u emërua Kardinal. Ai u zgjodh Papa Benedikti në vitin 2005, dhe të hënën më 19 prill ai do të festojë përvjetorin e pestë të papatit të tij.
Gjatë pesë viteve të papatit ai ka pasur uljet dhe ngritjet e veta. Duke filluar me një udhëtim në një nga fjalimet e tij të para në Gjermani në vitin 2006, Papa ofendoi gjithë botën myslymane duke cituar një perandor bizantin të krishterë. Në një gjest pajtues Papa vizitoi dhe u lut më vonë në nëntor të vitit 2006 në xhaminë blu në Turqi. Kohët e fundit papati i Benediktit është përfshirë në skandalet e abuzimeve seksuale. Akuzat se kisha ka mbuluar abuzimet seksuale të priftërinjve duke abuzuar edhe me fëmijët. Akuzat vijnë për shkak se në punën e tij të mëparshme në Vatikan ai ishte përgjegjës për disiplinën e priftërinjve.
Të shtunën e 17 prillit Papa do të udhëtojë për një vizitë dy ditore në Maltë, ku do të mbajë një takim privat me meshkuj të cilët pretendojnë se janë abuzuar seksualisht nga priftërinjtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›