“Kandidate për deputete, bojkotoni zgjedhjen”
31/05/2005 Partitë pranuan që 30 për qind të kandidateve ta ishin gra, por s’janë as 3 për qind
Para disa muajsh partitë politike u angazhuan që pjesëmarrja e grave në Parlament të ishte jo më pak se 30 për qind, duke shprehur modalitetet e nevojshme dhe në ligjin përkatës dhe në Kodin Zgjedhor. Por nuk ndodhi kështu, katër partitë më të mëdha nuk kanë më tëpër se tre- katër gra, që do të kandidojnë për deputete. Pra, as tre për qind e kandidatëve nuk janë femra. Për këtë arsye, Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar u ka bërë thirrje grave kandidate që të mos kandidojnë fare, pasi duke marrë pjesë në një numër kaq të vogël, nuk bëhen veçse pjesë e politikës maskiliste. Gjysma e popullsisë shqiptare janë gra, por ato janë shumë pak të përfaqësuara në vendimmarrje. Në Konferencën e Dytë Kombëtare të Lëvizjes për Barazinë Gjinore, u nënshkrua një rezolutë, e cila u përcoll në të gjitha partitë politike, institucionet e shtetit dhe në organizmat ndërkombëtar.