E Hënë, 2 Nëntor 2026

Papa, thirrje për afrimin e kishave

31/05/2005  Papa Benedikti iu drejtua të krishterëve ortodoksë, ndërkohë që ai zhvilloi udhëtimin e parë papal jashtë Romës. Në një meshë të hapur në portin e Barit, Papa përsëriti zotimin për të shëruar përçarjen mijëvjeçare me kishën ortodokse, si një nga synimet qendrore të tij si Papë.

Ai u bërë thirrje bësimtarëve për dialog të hapur me anëtarët e kishës ortodokse dhe të vazhdojnë bisedimet me masa konkrete. Një zyrtar i lartë i kishës ortodokse ruse, i tha më vonë agjencisë së lajmeve Associated Press, se kisha e tij ishte mirënjohëse e fjalës së Papës, por shtoi se hapa reale do të ndërmerren për t’i afruar më tepër të dy kishat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›