Klinikat private, licensë 5-vjeçare

31/05/2005 Ja rregullat dhe kriteret për të marrë licensë për farmacitë, klinikat private e laboratorët
Kush ka marrë 3 herë rresht licensë, ka të drejtë ta marrë 5-vjeçare
Licensim pesëvjeçar. Këtë vit, Ministria e Shëndetësisë ka nisur të aplikojë licensa pesëvjeçare për klinikat private dhe farmacitë, të cilat kanë rinovuar licensën mbi tri herë. “Mjekët, të cilët kanë rinovuar tri herë licensën, fitojnë automatikisht licensë pesëvjeçare“, është shprehur Vasilika Xhafa, shefe e sektorit të licensimit pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Nëse për licensimin e një klinike, laboratori apo farmacie private tarifa është 15 mijë lekë, tashmë me licensën pesëvjeçare tarifa është 25 mijë lekë. Në të gjithë vendin numërohen rreth 64 klinika private mjekësore që kryejnë shërbime të ndryshme për pacientët. Gjithashtu numërohen rreth 19 laboratorë mjekësorë të licensuar dhe 1.075 farmaci private në të gjithë vendin.
Licensimi i mjekëve dhe laborantëve
Për të marrë një licensë për hapjen e një klinike apo laboratori mjekësor privat, kërkohet një periudhë kohore prej një muaji. Pasi të plotësohet dokumentacioni i nevojshëm, komisioni i posaçëm e shqyrton atë dhe jep një përgjigje pozitive ose negative për miratimin ose jo të kërkesës për licensim. Një nga kriteret kryesore për marrje license është që mjeku teknik, drejtues, duhet të jetë i shkëputur nga çdo lloj aktiviteti tjetër, që do të thotë se nuk lejohet dypunësimi. Gjithashtu, sipas kritereve të reja, personeli i lartë dhe i mesëm, mjekë, ndihmësmjekë, laborantë etj., duhet të jenë të licensuar. Licensimi për herë të parë ka një afat kohor prej dy vjetësh dhe më pas kryhet rinovimi i licensës.
Licensimi i farmacive
Aktualisht numërohen rreth 1.075 farmaci private të licensuara në të gjithë vendin. Po kaq është dhe numri i farmacistëve të lartë. Ndërkaq janë rreth 291 farmacistë të mesëm, ose siç njihen ndryshe ndihmësfarmacistë. Vetëm në Tiranë funksionojnë rreth 358 farmaci private. Për licensimin e farmacive “viston” kryesore e jep Drejtoria Farmaceutike dhe Qendra e Kontrollit të Barnave, të cilat janë organet kompetente për dhënien e licensës. Përveç dokumentacionit të nevojshëm, këtu duhet patur parasysh dhe kriteri i largësisë prej 200 metrash midis farmacive me njëra-tjetrën. Licensa për farmacitë ka një afat kohor prej tre vjetësh dhe më pas bëhet rinovimi i licensës.
64 klinika private mjekësore
19 laboratorë mjekësorë të licensuar
1 075 farmaci private në të gjithë vendin
358 farmaci private në Tiranë
291 farmacistë të mesëm
Dokumentacion për farmacistin që licensohet për herë të parë
Diploma e fakultetit. Vërtetim se ku ka qenë i punësuar, ku të cilësohet vjetërsia në punë, shkëputja e marrëdhënieve financiare dhe që nuk ka detyrime financiare ndaj institucionit ku ka qenë i punësuar (mbi 5 vjet eksperiencë pune në prodhim farmaceutik), kontratë punësimi (midis punëmarrësit dhe punëdhënësit), dëshmi penaliteti, vërtetim prokurorie, gjykate, përmbarimi, dy foto
Dokumentacion për rinovim farmacist
Licensa ekzistuese. Licensa e organit tatimor. Vendim i gjykatës. Vërtetim gjykate, prokurorie, përmbarimi. Leje higjieno-sanitare. Gentplani i ambientit (miratuar nga QKB). Kontratë qiraje ose vërtetim hipotekor. Kërkesë për licensim. Dy foto.
Afati
Licensa duhet të tërhiqet brenda një muaji nga dita e njoftimit të vendimit të komisionit të dhënies së licensave. Në rast të kundërt licensa do të konsiderohet e pavlefshme dhe procedura e vlerësimit të dokumentacionit do të fillojë nga e para.