E Hënë, 2 Nëntor 2026

Materniteti “Nëna Mbretëreshë”, ja sa lekë u derdhën për të

31/05/2005  U inauguruan dje restaurimet e ambienteve në Maternitetin e vjetër, ose numër 2, i cili do të marrë dhe emrin “Nëna Mbretëreshë”. Deri tani ky spital ka përballuar pjesën më të madhe të lindjeve për kryeqytetin, por dhe nga rrethet e tjera. Vitin e kaluar në këtë spital kanë lindur 6.737 foshnje. Ky spital ka një kapacitet prej 150 shtretërish dhe një personel mjekësor prej 340 vetë. Ndërkohë që kanë mbaruar një sërë restaurimesh të ambienteve të spitalit, është bërë projekti dhe për sallat e operacioneve në të njëjtën godinë, me vlerë rreth 1,2 milionë euro. Drejtuesit e spitalit shprehen se janë në pritje të financimit të projektit.

1. Qendra Administrative, projektuar dhe financuar prej Departamentit të Mbrojtjes së Ambasadës Amerikane

2. Laboratori klinik biokimik. Rikonstruktuar prej OSAAB financuar prej Departamentit të Mbrojtjes së Ambasadës Amerikane

3. Auditori dhe klasat e studentëve. Rikonstruktuar nga jashtë prej Mercy Corps/USAID

4. Qendra për Shëndetin e Gruas, projektuar, trajnuar, financuar dhe menaxhuar prej AIHA/USAID

5. Spitali i Nënës dhe Fëmijës Rod Island – Providence SHBA

6. Rikonstruksione të ambienteve të Brendshme të Shërbimit të Obsetrikës, financuar prej KE – Programi ECHO

7. Laboratori i Histo – Patologjisë. Projektuar, trajnuar, financuar dhe menaxhuar prej AIHA/USAID – Spitali i Nënës dhe Fëmijës Rod Island, Providence SHBA

8. Kuzhina. Rikonstruksion dhe pajisje nga Fondacioni "People for People" – Holandë

9. Laboratori i Diagnozës së Paralindjes. Financuar, projektuar, trajnuar, menaxhuar prej Fondacionit për Fëmijët Shqiptarë Providence, SHBA

10. Ambientet e Brendshme të Spitalit, Sponsor AMC

11. Reparti i Fëmijëve të Abandonuar "Djepi i Engjëjve". Rikonstruktuar prej OSAAB, financuar prej Departamentit të Mbrojtjes së Ambasadës Amerikane

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›