Strategji e re për luftën kundër terrorizmit
31/05/2005 Gazeta “Uashington Post” thekson se administrata e Presidentit Bush ka filluar një rishikim të brendshëm të politikave të saj antiterroriste, me qëllim që të ndryshojë nga strategjia e ndjekjes së operativëve të Al-Kaidës në një strategji më të gjerë për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Gazeta shkruan në numrin e saj të djeshëm se strategjia e re është në përgjigje të ndryshimeve të rrjetit Al-Kaida, i cili është decentralizuar më tej pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë për gazetën se duhet gjetur një model i ri antiterrorizmi për t’u përballur me përhapjen e shpejtë globale të luftëtarëve islamikë të Al-Kaidës. Zyrtarët thonë se goditja e Al-Kaidës në Afganistan, pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, ishte një manovër taktike e logjikshme.