E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kandidatët PS u ndalohet shpenzimi mbi 1.7 milionë lekë

19/05/2005  Nano mungon në mbledhjen e kryesisë, miratohet rregullorja financiare

Kandidatët për deputet të Partisë Socialiste për fushatën elektorale janë të detyruar që të harxhojnë vetëm 1.7 milionë lekë. Në mbledhjen e Kryesisë së PS-së është miratuar rregullorja që kandidatët për deputet do të ndjekin në fushatën elektorale për sa i përket financimeve. Mësohet se anëtarët e Kryesisë kanë vendosur që kandidatët në shpenzimet për fushatë të kufizohen deri në kuotën e 1.7 milionëve. Kryesia ka miratuar regulloren tip për shpërndarjen e finacvave për 100 kandidatët për deputetë. Kjo regullore sipas ministrit të Financave, Arben Malaj, “garanton zbatimin e të gjitha kërkesave të ligjit për burimet e finacimit dhe sistemin e raportimit të këtyre financimeve“. Të gjithë kandidatët për deputet duhet të jenë transparentë në lidhje me fondet që do të sigurojnë për të zhvilluar fushatën elektorale. Çdo financim, përveç atyre që i akordon Buxheti i Shtetit, nëpërmejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duhet të deklarohet nga kandidatët. PS u bënë të qartë kandidatëve të saj që çdo veprim financiar ta bëjnë me dokumenta të rregullta, pasi Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas mbarimit të zgjedhjeve, do të verifikojë të gjitha veprimet. Kontrolli i financimeve që do të përdorin kandidatët do të bëhet dhe nga një komisioni i revizorëve të PS-së. Për sa u përket dhuratave, kandidatëve socialistë u është bërë e qartë që do të zbatojnë nenet e posaçme të Kodit Zgjedhor, ku çdo kandidat duhet të deklarojë çdo dhuratë me vlerë mbi njëqindmijë lekë.

Mungesa

Mbledhja e kryesisë së PS-së, e cila qe planifikuar për t’u zhvilluar në orën 19.00, ka filluar gati një orë me vonesë dhe është drejtuar nga sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Gramoz Ruçi. Kjo sepse kryetari i partisë, Fatos Nano, nuk ka mundur të vijë për shkak të takimit që zhvilloi mbasdite në Rrëshen. Kryesia, në mungesë të kryetarit, ka miratuar dhe mënyrën e organizimit të zhvillimit të takimeve prezantuese për kandidatët për deputetë në të gjitha zonat.

Tirana

Kryebashkiaku Edi Rama do të jetë kordinatori për fushatën elektorale të kandidatëve për deputetë në Tiranë. Përgatitja e platformës së fushatës për Tiranën i është besuar Ramës, i cili kohët e fundit është parë që të jetë dhe një nga figurat kryesore në zhvillimin politik të Partisë Socialiste. Sinkronizimi i punës së 12 kandidatëve të bashkisë së Tiranës me objektiv kryesor fitoren në zgjedhjet e 3 korrikut do të jetë dhe objektivi final i kordinatorit Rama. Pas daljes me sukses të kongresit elektoral të 5 majit, ku njëri prej ideatorëve kryesore që kryebashkiaku tashmë krerët e PS-së mësohet t’i kenë besuar Ramës dhe organizimin e mitingut të datës 4 qershor. Në këtë miting socialistët do të prezantojnë zyrtarisht kandidatët për deputetë për kryeqytetin.

BASHKIA TIRANË

Igli Toska

Shpëtim Idrizi

Andis Harasani

Musa Ulqini

Ermelinda Meksi

Mimi Kodheli

Anastas Angjeli

Majlinda Keta

Luan Rama

Arben Ahmetaj

Petrit Malaj

Spartak Poci

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›