Meta: Politikat tona të taksave kanë qëllim punësimin
19/05/2005 LSI prezanton kandidaturat në Bulqisë e Peshkopi
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, pas prezantimit të kandidatëve për deputetë për Tiranën, ka vijuar turin e prezantimeve në rrethet në Veri. Dje ai ka prezantuar kandidatët e Peshkopisë, Besnik Nuredini dhe Bajram Krashi. "Politika jonë e taksave ka si qëllim kryesor rritjen e punësimit, si elementi kryesor për të luftuar varfërinë, tha Meta duke vënë theksin në një nga pikat kryesore të platformës elektorale të LSI-së", tha Meta në takim. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta shprehu përkrahjen dhe vlerësoi figurat e dy kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për integrim për rrethin e Dibrës, të ekonomistit Besnik Nuredini dhe të specialistit të njohur të bujqësisë, Bajram Krashi. Të dy kandidatët tanë përfaqësojnë vlerat dhe cilësitë më të spikatura të dibranëve, të cilat do të jenë prezente me votën tuaj në parlamentin e ri, pas 3 Korrikut