Kandidatët e PD, Sarandë: Politikat qeverisëse, shtysë për zhvillimin e biznesit
Kandidatët për deputetë të PD në Qarkun e Vlorës, Leonard Demi, Kosta Barka, Glori Husi e Elsa Gjini, zhvilluan një takim elektoral me banorë të qytetit të Sarandës. Kandidati Demi, në fjalën e tij, është ndalur në investimet që janë bërë në Sarandë në 4 vitet e qeverisjes së PD, të cilat i ka quajtur të pakrahasueshme me 8 vitet e qeverisjes socialiste.
Duke u ndalur në zhvillimin ekonomik të Sarandës, ku vitet e fundit numri i turistëve vendas dhe të huaj është rritur ndjeshëm, Demi është shprehur se falë politikave dhe objektivave të qarta që ka ndjekur qeveria e djathtë, tashmë shumë biznese janë zgjeruar, duke hapur vende pune, si dhe mundësi për të rritur standardin e jetës. Ai garantoi banorët e këtij qyteti se brenda mandatit të dytë të Partisë Demokratike, do të zgjidhet përfundimisht problemi i pronësisë, aq i prekshëm për banorët e bregdetit.