E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Në mandatin e dytë, 5-fishim të investimeve në bujqësi

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Sokol Olldashi ka vijuar takimin e elektoral në Roskovec të Fierit, ku ju ka premtuar se në mandatin e dytë të qeverisë Berisha do të 5 fishohen investimet për bujqësinë dhe do të stimulohet prodhimi duke shkuar në dy skema të reja subvencionimi. Olldashi siguroi se për sipërfaqet e mbjella qeveria do të paguajë me para në dorë të gjithë fermerët për të ndihmuar në subvencionimin e naftës dhe të plehrave kimike. Do të sigurojmë ujin për vaditje për çdo sipërfaqe bujqësore që gjendet në të gjithë territorin e Ultësirës Perëndimore. Do të financohet nëpërmjet buxhetit të shtetit për stabilizimin, rikthimin në gjendje normale të gjithë sistemit të kanalizimeve, ujitjes dhe kullimit, u shpreh Olldashi. Ndër të tjera ai ju bëri thirrje banorëve të Roskovecit që në 28 qershor të votojnë Partinë demokratike, sepse sipas tij PD është e vetmja forcë politike në vend e cila garanton të ardhmen e sigurtë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve drejt familjes evropiane, dhe ju premtoi se brenda vitit të parë që do të fillojë punë qeveria Berisha, shqiptarët do të lëvizin të lirë drejt Evropës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›