PD reagon ndaj akuzave të Ramës, lidhur me incidentin e Peqinit
Partia Demokratike ka reaguar mbi episodin e ndodhur në Peqin, ku Rama deklaronte se militanti i PD dhunon kreun e PS së Peqinit, Nazmi Zhyra. Sipas deklaratës për shtyp të zëdhënëses së PD, Erla Mëhilli pas verifikimit të rastit PD kishte dalë në përfundim se autori i ngjarjes ishte Agim Kumbaro, i cili ishte djali i dajës së Shega Ligorit, që është kandidatja e Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit.
Ndërkohë që pasi kryetari i PS në Gjoçaj ka mësuar se autori që e sulmoi ka lidhje familjare me kandidaten për deputete, e ka tërhequr menjëherë kallëzimin penal në polici. Partia Demokratike i bën thirrje mediave të kontrolluara nga Edi Rama, të mos spekulojnë me ngjarje të tilla të cilat janë shumë larg të vërtetës duke tentuar kështu manipulimin dhe mashtrimin e opinionit publik. Të tentosh të manipulosh opinionin publik me episode të tilla na bën të gjithëve ne të kuptojmë atë që Edi Rama tashmë e ka kuptuar prej kohësh, që 28 Qershori është fundi i tij politik, deklaron Erla Mëhilli.