Mediu: Vota për koalicionin e djathtë, besim te e ardhmja e Shqipërisë
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në vijim të turit të tij elektoral, është ndaluar në bashkinë e Kamzës në rrethin e Tiranës, ku shprehu bindjen se shqiptarët do të votojnë koalicionin e djathtë Aleanca e ndryshimit, pjesë e së cilës është dhe partia që ai drejton. Zyra e shtypit pranë kësaj partie bëri të ditur se në takimin qytetarët, Mediu theksoi se u bashkua në 2005 me shpresën për të ndërtuar të ardhmen e vendit dhe ia doli.
Duke u bërë thirrje qytetarëve që të votojnë PR, ai shtoi se vota për PR është votë partneriteti, votë besimi dhe miqësie që nuk do të rrijë e heshtur por të do ketë zërin e saj në parlamentin shqiptar.