E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidatët e PS, në pikëpyetje disa prej deputetëve

Autori i Lajmit: Suela Topi
Zgjedhjet 2009

Lista e kandidatëve socialistë vazhdon të jetë ende e papërfunduar. Mësohet se edhe dje kanë vazhduar negociatat e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama me eksponentë të rëndësishëm të partisë ndërkohë që sot pritet të jetë dhe mbledhja e kryesisë. Po sot, vetëm pak para dorëzimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pritet të bëhet e njohur lista. Ndërkohë burime nga selia rozë pohojnë se lista e kandidatëve do të përfshijë shumë emra të rinj përkrah të cilëve do të jenë dhe deputetët aktualë por disa prej tyre ende nuk e kanë të zyrtarizuar përfshirjen e listën e fituese. Është ende në pikëpyetje përfshirja e Rajmona Stefës, Qemal Minxhozit, Marko Bellos, Ylli Bufit, Elmaz Sherifit, Vangjel Tavos apo deputetit Bashkim Fino. Ndërkohë është konfirmuar mungesa e kryetarit të selisë rozë në lista por me sa duket dhe e ish-kryetarit të PS-së Fatos Nano. Të konfirmuar janë dhe krerët e qarqeve të cilët janë të dërguarit e kryesisë në zonat ku tashmë kanë nisur takimet në kuadër të përgatitjes së fushatës elektorale. Një nga çështjet që do vendoset në momentet e fundit është renditja e kandidatëve në lista. Pozicionimi i tyre në listë është dhe përcaktues për mundësitë që ata kanë për të fituar. Por duket se kjo është dhe çështja që ka mbetur ekskluzivisht në duart e kryetarit Rama.
Lista provizore
Burimet nga selia rozë pohojnë se lista e kandidatëve socialistë ka të përcaktuar në mënyrë përfundimtare vetëm krerët e qarqeve si Namik Dokle në Tiranë, Gramoz Ruçi në Fier, Valentina Leskaj në Elbasan, Erion Braçe në Berat, Blendi Klosi në Durrës, Arta Dade në Gjirokastër, Ben Blushi në Korçë, Sadri Abazi në Dibër, në Lezhë, Lindita Nikolla, në Shkodër, Mimoza Hafizi, në Kukës, Asllan Dogjani dhe Arben Malaj në Vlorë. Po kaq e sigurt është dhe mungesa e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama në lista. Kjo gjë është pohuar nga vetë ai gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët por edhe nga deputeti socialist Ben Blushi gjatë një debati televiziv. Ndërkohë që burimet nga selia rozë pohojnë dhe mungesën e Fatos Nanos në listë edhe pse nuk shpjegojnë më tej detajet e këtij vendimi. Të njëjtat burime saktësojnë dhe për emrat e rinj të përfshira në radhët e PS-së, një pjesë e të cilëve ishin dhe pjesë e panelit gjatë prezantimit të programit të PS-së të bërë tre ditë më parë në Konventën Kombëtare. Emra të tillë si Ditmir Bushati, Ervin Bushati, Armando Subashi, Arjon Muça, Dritan Agolli, Sajmir Tahiri, etj, edhe pse të pakonfirmuar zyrtarisht pritet të jenë në listat e selisë rozë. Ndërkohë që në bazë të Kodit Zgjedhor për të përfshirë në lista 30 për qind femra, PS duket se ka zgjedhur të përfaqësohet me emra të tillë si Ledi Shamku, Rudina Seseri, Shega Ligori, Luiza Xhuvani, Ermonela Selaj, Olta Xhaçka, Lindita Nikolli etj. Për ditë me radhë Rama vijoi takimet veç e veç me të gjithë faktorët politikë të qarqeve për të bërë përzgjedhjen e emrave. Sot pritet miratimi i listët së të gjithë partive në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ora 16:00 pritet të jetë dhe afati i fundit i regjistrimit. Kush prej partive nuk dorëzon listat deri në këtë afat nuk do të mund të marrë pjesë në garën elektorale të 28 qershorit.

Lista provizore PS
Qarku i Tiranës
Fatmir Xhafaj, Namik Dokle, Mimi Kodheli, Besnik Baraj, Kastriot Islami, Vasilika Hysi, Andis Harasani, Saemira Pino, Dashamir Peza, Saimir Tahiri, Xhemal Qefalia, Eduart Shalësi, Musa Ulqini, Vangjel Tavo?, Ledi Shamku, Ditmir Bushati, Ilir Gjoni

Qarku Durrës
Blendi Klosi, Rudina Seseri, Artan Lame, Gazmir Bizhga, Juli Hoxha, Ilir Shani

Qarku Elbasan
Valentina Leskaj, Taulant Balla, Ndriçim Hysa?, Damian Gjiknuri, Shega Ligori, Skënder Hasa, Rrapush Tola

Qarku Fier
Gramoz Ruçi, Ermelinda Meksi, Albert Çaçi, Rajmonda Stefa?, Ylli Bufi?, Piro Lutaj, Endri Puka?, Armando Subashi?, Arjon Muça?

Qarku Korçë
Ben Blushi, Alfred Dalipi, Arben Ahmetaj, Pandeli Majko, Olta Xhaçka

Qarku Kukës
Asllan Dogjani

Qarku Lezhë
Lindita Nikolli, Albert Cakoni?

Qarku Dibër
Ylli Manjani, Elisa Spiropali, Sadri Abazi, Qemal Minxhozi?

Qarku Berat
Erjon Braçe, Marko Bello?, Fidel Ylli, Ermonela Selaj, Pilo Kerri?

Qarku Gjirokastër
Arta Dade, Auron Tare, Bashkim Fino?, Edlira Shapllo?

Qarku Shkodër
Tom Doshi, Mimoza Hafizi, Ledi Shamku, Ervin Bushati, Ilir Beqja, Namik Kopliku?

Qarku Vlorë
Luiza Xhuvani, Arben Malaj, Shpëtim Idrizi, Besnik Dervishi, Stefan Çipa?, Eltar Deda?

Kandidatët për deputet
PDS, Milo kryeson në 3 qarqe listën me 140 emrat

Partia Demokracia Sociale dorëzoi dje pranë Komisionit Qendror te Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Lista e kandidateve për deputetë në Dibër, Elbasan dhe Vlorë kryesohet nga kreu i PDS-së, Paskal Milo. Në bazë të Kodit Zgjedhor kryetari i partisë ka të drejtë të jetë njëkohësisht në listën e 12 qarqeve. Në bazë të listës zyrtare të PDS-së duket se Milo e ka shfrytëzuar pjesërisht këtë të drejtë. Ndërkohë që lista e kësaj partie në Tiranë kryesohet nga sekretari politik i PDS-së, Artur Duçkallari i cili bëri dhe dorëzimin zyrtar të listës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. PDS është partia e parë parlamentare që përmbush detyrimin e Kodit Zgjedhor për paraqitjen e listës së kandidatëve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Lista përfundimtare e PDS
Qarku Tiranë
Artur Duçkallari, Xhevdet Kaçani, Lavdije Ruçi, Florian Pullazi, Piro Milkani, Pandeli Theodhori, Roland Permeti, Petrit Nathanaili, Gentian Çelosmani, Bardhyl Tosku, Mimoza Paraveli, Artan Çelmeta, Siçiliana Lisi, Alba Hasa, Ferat Pali, Elton Agolli, Entela Basha, Klodian Kumbara, Islam Dervishi, Sokol Kurtbalaj, Irini Beqiraj, Napolon Ibrahimi, Gjergj Prifti, Fiqiri Çaça, Bledar Domi, Alma Toska, Vasilika Sterjo, Drita Teta, Shpetim Sala, Aurora Hoxha, Shefik Ajdini

Qarku Vlorë
Paskal Milo, Sazan Aliko, Aleksandra Shkurti, Medin Xhelili, Leka Veraj, Sejko Metaj, Altin Gaba, Flugert Lala, Thanas Hyso, Sofokli Mekshi, Eqerem Baço, Pëllumb Beqiri

Qarku Fier
Leonard Strati, Flamur Buzi, Timo Koçi, Aferdita Kola, Agim Metaj

Qarku Berat
Dritan Devole, Xhevahir Sulovari, Altina Shyti, Irfan Myftaraj

Qarku Korçë
Silvana Xuhano, Petraq Premti, Gjergji Ropi, Violeta Gjoni

Qarku Elbasan
Paskal Milo, Pëllumb Xhelili, Fatbardha Alimeta, Enea Kapurani, Rrapush Bahiti

Qarku Durrës
Fadil Hoxha, Ilia Milloshi, Elton Karaj, Aferdita Plepi

Qarku Lezhë
Petraq Kalemi, Fran Mataj, Gjon Marku, Vjollca Metaj

Qarku Shkodër
Pashuk Masmalaj, Agim Halluni, Tonin Bala, Miranda Xhaferi, Valter Vathaj

Qarku Dibër
Paskal Milo, Petrit Zili, Anita Kurti, Bledar Lleshi, Dritan Pjeçi, Agim Gjoni

Qarku Kukës
Gëzim Bushati, Besnik Lleshi, Alba Hallvaxhiu, Sali Thaçi

Ky lajm është publikuar: 19/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›