Topi: “Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të pakontestuara”
Autori i Lajmit: red.
Kreu i Shtetit, Bamir Topi, deklaroi pas një takimi me delegacionin e parlamentarëve gjermanë, që ndodhen për vizitë në Shqipëri, “rëndësinë e madhe të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 28 Qershorit, të cilat duhet të jenë të lira, të drejta e të pakontestuara”. Topi vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira mes dy vendeve tona, dhe theksoi faktin se Shqipëria e konsideron Gjermaninë si një partner strategjik shumë të rëndësishëm të saj. Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania ka dhënë për proceset demokratizuese dhe integruese të vendit tonë, duke nënvizuar rëndësinë e ratifikimit të protokollit të anëtarësimit në NATO, Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian si dhe qëndrimin në mbështetje të çështjes së Kosovës. Presidenti bëri një përshkrim të shkurtër të reformave të ndërmarra në vend si në sistemin e drejtësisë, ekonomik, zgjedhore, etj, me synim përmbushjen e standardeve integruese. Ai theksoi “rëndësinë e madhe të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 28 Qershorit, të cilat duhet të jenë të lira, të drejta e të pakontestuara, në mënyrë që të kapërcehet me sukses edhe ky gur prove i plotësimit të standardeve integruese”. Në takim u diskutua edhe situata në rajonin e Ballkanit, duke vënë theksin në ndryshimin e realitetit gjeopolitik, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe krijimit të një shteti të ri demokratik e shumetnik, dhe vendosjes së një klime të re dialogu politik e bashkëpunimi ekonomik me qëllim integrimin e gjithë vendeve të rajonit në strukturat euroatlantike. Deputetët e Parlamentit gjerman, Valter Kolbov dhe Martin Vajs, siguruan Presidentin se mbështetja e Gjermanisë ndaj plotësimit të aspiratave integruese të vendit tonë do të vazhdojë të jetë intensive dhe e palëkundur. Parlamentarët gjermanë vlerësuan arritjet dhe transformimin e madh të vendit tonë gjatë viteve të fundit, dhe shprehën vullnetin për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat si për sa i përket rritjes së dialogut politik dhe bashkëpunimit ndërparlamentar, ashtu edhe shkëmbimeve ekonomike, në fushën e kulturës, kërkimeve shkencore, etj.
Delegacioni i Bundestagut
Topalli i kërkon Gjermanisë mbështetje për heqjen e vizave
Delegacioni i Bundestagut gjerman pati një takim dhe me Kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli. Topalli priti në një takim deputetin e Bundestagut gjerman, Valter Kolbou. Sipas saj, në fokus tashmë janë zgjedhjet e përgjithshme dhe s ka gjë më të rëndësishme se realizimi i zgjedhjeve më të mira që Shqipëria ka pasur. “Jemi optimist për këtë, sepse kemi arritur të krijojmë një infrastrukturë moderne zgjedhore të standardeve shumë të larta”, - tha Topalli. Kryetarja e Kuvendit tha se “përqendrimi është në liberalizimin e vizave dhe do të bëjmë të gjithë përpjekjet për të përmbushur së shpejti këtë ambicie tonën dhe të të gjithë shqiptarëve.”
Ky lajm është publikuar: 19/05/2009