E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes 18-vjeçari

Një 18-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e rënies në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shëndelli të rrethit të Sarandës, kur 18-vjeçari Lirim Gjini ka rënë në kontakt me korrentin duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Paraprakisht mendohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. / G. N. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›