E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, nis gjykimi i Fatmir Limajt

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Kleçka për deputetin Fatmir Limaj dhe 9 bashkëluftëtarët e tij. Gjatë seancës së sotme pritet të shqyrtohet sërish besueshmëria ose jo e provave të Agim Zogajt, i njohur si dëshmitari X.

Qysh në seancën e 6 shkurtit, mbrojtja e ka dorëzuar një dëshmi të një ekspertize grafologjike që ajo ka bërë lidhur me vërtetësinë e shkrimit të autorit në ditarin e dëshmitarit X.

Sipas mbrojtjes, në këtë analizë del se ditari mbi bazën e të cilit edhe është nisur i tërë rasti Kleçka është shkruar nga katër njerëz të ndryshëm dhe jo vetëm nga dëshmitari X, siç pretendohet.

Kurse trupi gjykues në rastin Kleçka, e ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes që prokurori Maorizio Salustro të ftohet në cilësinë e dëshmitarit, duke thënë se nuk janë përmbushur kushtet e nenit 158 të Kodit të Procedurës Penale.

Gjithashtu, trupi gjykues e ka refuzuar edhe kërkesën e prokurorit Salustro që deputeti Fatmir Limaj të dërgohet në paraburgim. / Kosovapress

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›