Kandidatët e PS, takim elektoral në me banorët e Gjirokastrës
Takimet elektorale të kandidateve për deputete të PS në Qarkun e Gjirokastrës Arta Dade dhe Elvira Shapllo, kanë vazhduar intensivisht gjatë ditës së djeshme. Pas takimeve me tregtarët e vegjël në tregun e fruta-perimeve në qytetin e Gjirokastrës dhe me paraplegjikët, zonjat Dade dhe Shapllo, kanë marrë një kontakt me gratë gjirokastrite. Gratë e tubuara që në fillim kanë shprehur qartë dhe hapur mbështetjen ndaj PS dhe kandidateve femra të PS që konkurrojnë në Qarkun e Gjirokastrës.
Para se të përçonin mesazhet e tyre të sinqerta për një politikë të re nga zonjat Dade e Shapllo, mjaft gra në fjalën e tyre, kanë mbështetur pa rezerva PS duke premtuar në sensibilizimin e njerëzve që të shkojnë në kutitë e votimit dhe të zgjedhin numrin 33 në fletën e votimit ku është sigluar emri i PS. Ne duhet të ndryshojmë Shqipërinë dhe kjo arrihet po të jemi bashkë. Të mbështesim Edi Ramën në misionin e tij për ta shndërruar vendin ndaj ju ftoj të bëhemi pjesë e këtij ndryshimi, u shpreh Shapllo. Ndërsa zonja Arta Dade ka falënderuar gratë për mbështetjen e treguar dhe ka kërkuar angazhim më të madh të tyre në politikë pasi kjo është edhe deviza e PS që të legjitimojë pjesmarrjen e gruas në forume partiake në përqindje të barabartë me burrat. Kjo është bërë realitet pasi në mjaft qarqe listat e kandidatëve për deputetë i kryesojnë gratë. Zonja Dade është ndalur në problematikat me të cilat ndeshet gruaja shqiptare gjatë ditëve të sotme dhe për këtë ajo ka kërkuar angazhimin e tyre në jetën e përditshme për të ndryshuar sic tha ajo këtë realitet. Kam takuar mjaft gra këto ditë në takime direkte të cilat kanë shprehur hapur presionimin që iu bën pushteti i sotëm mos të vijnë në takimet elektorale të PS ndonëse ato janë mbështetëse të alternativës sonë, thekson Dade. Sipas saj, kjo formë presioni do të marrë fund pas datës 28 qershor pasi do të kemi një qeveri normale për këdo që mendon ndryshe. Zonja Dade është ndalur edhe tek çështje të tjera të cilat kanë një impakt negativ tek gratë e sotme shqiptare ndaj dhe për këtë ajo ka kërkuar angazhim të tyre në 28 qershor duke u bërë pjesë e ndryshimit të madh.