Meksi dhe Lutaj në Mallakastër: Pa zhvillimin rural nuk mund të kemi zhvillim të qëndrueshëm
Duke vazhduar me takimet intensive në rrethin e Mallakastrës, kandidatët për deputet të PS, në Qarkun Fier, Ermelinda Meksi dhe Pirro Lutaj, zhvilluan takime në fshatrat Corrush dhe Gadurove. Në këto zona Meksi dhe Lutaj parashtruan përpara banoreve të këtyre fshatrave malore programin e qeverisë së ardhshme socialiste, ku dhe një vëmendje e madhe dhe e veçante i kushtohet zhvillimit të zonave rurale dhe atyre malore.
Në fjalën e tyre deputetet Meksi dhe Lutaj shprehen vendosmërinë e vëmendjes se Partisë Socialiste për këto zona, qe kane qene dhe janë një bastion i kësaj partie, por për shkak të politikes së vjetër vazhdojnë të mbeten të paragjykuar dhe peng i zhvillimit. Ata theksuan se prioritet i qeverise se ardhshme Socialiste është lufta kundër varfërisë dhe këto zona malore do të kenë kujdesin e tyre të veçante, duke u bazuar dhe investuar në mënyrë konkrete, që kjo plagë e kahershme e shoqërisë tonë të ketë vëmendjen dhe përkushtimin e duhur. Gjithashtu u njohën dhe me neglizhencën e qeverise aktuale për këto fshatra, duke marre parasysh që vetë këto fshatra kanë në territorin e tyre rezervuar ujore të cilët me një përqendrim të investimeve në këto fusha do të bënin të mundur edhe zgjidhjen e një problemi të tillë, siç është ai i vaditjes. Problemeve të banorëve janë uji i pijshëm dhe vaditja. Meksi e Lutaj premtuan zgjidhje në saj të angazhimit të tyre dhe fokusimit të politik-bërjes rreth këtyre heshtjeve jetike, që zënë një vend të veçante në programin e Partisë Socialiste, kësaj force që beson dhe i meshon zhvillimit rural, që pa të cilin nuk do të kishte një zhvillim të qëndrueshëm. Me tej në takimin e fshatit Gadurove të rrethit të Mallakastrës, E. Meksi dhe P.Lutaj u njohën nga afër me mjerimin Migjenian të kësaj zone, ku fëmijëve u duhej të përshkruanin 1 orë rrugë në këmbë për të shkuar në shkollën e tyre, në atë shkolle që ata besojnë dhe shpresojnë, por veçse shpresa e tyre venitet më parë sesa ata të arrijnë atje.