E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton vendimin për pagat e punonjësve me arsim të lartë në administratën gjyqësore

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2 e 5/1, të ligjit nr. 8487, datë 13.5.1999, Për kompetencat për caktimin e pagave të punës, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 10025, datë 27.11.2008, Për buxhetin e vitit 2009, me propozimin e ministrit të Financave dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave, ka marrë vendimin për pagat e punonjësve me arsim të lartë të administratës gjyqësore, në gjykatat e shkallës së parë dhe gjykatat e apelit, si dhe punonjësit e administratës së prokurorive, pranë gjykatave të shkallës së parë dhe gjykatave të apelit. Si dhe struktura dhe nivelet e pagave të punonjësve me arsim të lartë të administratës gjyqësore, në pozicionin nga Specialist deri në Përgjegjës i shërbimeve mbështetëse, në gjykatat e shkallës së parë dhe në gjykatat e apelit, si dhe të punonjësve me arsim të lartë të administratës së prokurorive, në pozicionet nga Specialist deri në Kryetar dege, pranë këtyre gjykatave, të jenë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Sipas këtij vendimi, paga e grupit (kolona 1, lidhja nr.1), Diplomë e shkollës së lartë, është 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë në muaj. Shtesa për vjetërsi në punë (kolona 2, lidhja nr.1), e cila llogaritet mbi pagën e grupit, jepet në masën 2 për qind, pas çdo viti pune, por jo më shumë se për 25 vjet. Shtesa për pozicion është sipas kolonës 4, të lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Gjithashtu, kategorizimi për çdo pozicion pune përcaktohet në urdhrin e miratimit të strukturës dhe të organikës së çdo gjykate dhe çdo prokurorie. Specialistët, në institucionet e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, që punojnë në pozicione, që lidhen me procesin e informatizimit të veprimtarisë së administratës gjyqësore e të administratës së prokurorive, pranë gjykatave, dhe që kërkojnë, në mënyrë të detyrueshme, arsimin e lartë, në degët Inxhinieri elektronike apo Informatikë, përfitojnë një shtesë, për kushte pune, prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh, mbi pagën mujore të kategorisë përkatëse.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›