Socialistët kontestojnë raportin e Bordit të Monitorimit në KQZ

BMM, publikon në KQZ raportin javor mbi pasqyrimin e fushatës në media
Bordi i Monitorimit të Medias publikoi dje raportin e dytë javor në KQZ, ku ka analizuar kohën e vënë në dispozicion të subjekteve zgjedhore nga operatorët radiotelevizivë për periudhën 28/05 deri më 08/06/2009. Raporti i firmosur nga vetëm 4 anëtarët e këtij bordi është shqyrtuar në mbledhjen e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Tre anëtarët e tjerë të bordit Luarasi, Jupe dhe Meka kanë kundërshtuar raportin duke shprehur rezervat e tyre lidhur me përcaktimin e aktiviteteve të Berishës, si aktivitete të kryeministrit apo si fushatë e Partisë Demokratike. Inaugurimet e Zotit Berisha në Porto Romano, në Kaskadën e Devollit apo në tunelin e rrugës Durrës- Kukës ne i kemi përfshirë në kohën e Partisë Demokratike, sepse nuk i kemi konsideruar ato si aktivitete të kryeministrit pasi të gjitha ato janë të realizuara me të gjitha elementët që i takojnë një fushate zgjedhore, duke filluar që nga sloganet e Partisë Demokratike, që nga pankartat, flamujt, slogani Shqipëria po Ndryshon, i cili është slogani zyrtarë i fushatës, apo edhe kolona zanore e fushatës theksoi Luarasi. Më tej ajo shtoi se qëndrime të ndryshme kemi mbajtur edhe për kohën që lidhet me pasqyrimin për kohën e debatit që lidhet për kartat e identitetit, ne nuk na është dukur profesionale se nëse numërojmë kohën e Islamajt apo Xhafajt në minutazhin e PS, të lëmë njërin nga përfaqësuesve të PD që flet për të njëjtën gjë ta lemë në minutazhin e qeverisë. Për këtë arsye ne i kemi kërkuar KQZ-së të shprehet me një vendim për balancimin e kohës televizive. Kjo gjë do të qartësonte operatorët radio-televiziv të cilët kanë një problem shumë të madh. Sepse fakti që ne kemi dalë me dy tabela tashmë ata janë futur në një rrugë pa krye dhe nuk dinë se cilën kohë do të kompensojnë-theksoi Luarasi. Televizionet do të kompensojnë atë kohë që do të udhëzojmë ne për të kompensuar u shpreh Ristani. Ndërkaq, sipas raportit të dytë të Bordit të Monitorimit të Medias ka ende televizione që favorizojnë në minutazh subjekte të ndryshme politike, ndërsa disa të tjerë janë shfaqur të balancuar. Në raport thuhet se disa operatorë televiziv nga java e parë deri më tani kanë shfaqur tendenca të balancimit të minutazhin ndërmjet subjekteve politike. Ndërkohë disa parti politike, përfshi këtu edhe Partinë Socialiste kanë dërguar pranë Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve dhe Bordit të Monitorimit të Medias ankesat e para lidhur me mosrespektimin e barazisë së kohës televizive. Ndërkohë, nga monitorimi rezultoi se në edicionet informative, vihet re prirja që disa televizione janë në favor të Partisë Socialiste, ndërsa disa televizione të tjera në favor të Partisë Demokratike.Por konstatojmë se në përgjithësi këto diferenca nuk janë të theksuara, minutazhi i tepërt është një kohë e pakët lajmesh qe mund te korrigjohet brenda afateve te përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Operatorët televizivë kanë demonstruar këtë javë, tendenca për të kompensuar respektivisht kohën e forcave politike. Këtë javë, vërehet se televizionet më të ekuilibruara kanë qenë TVSH-ja, Alsat dhe Ora-Neës. Ka dhe edicione informative, të cilat kanë probleme me balancimin e kohës jo vetëm brenda subjekteve të barabarta ligjërisht, por në disa raste koha televizive dhënë partive apo subjekteve jo parlamentare, është më e madhe se koha e dhënë partive më të mëdha parlamentare, citon raporti. Kdëkaq, sipas raportit të BMM, subjekte politike jo parlamentare G 99 dhe LZHK kanë marrë më shumë kohë në edicionet informative të televizioneve Top Channel, Vizion +, Tv Koha, Neës 24, Ora Neës, A1 e të tjerë, krahasuar me 7 parti të tjera parlamentare si PR, PAA, PAD, PBLD, PSD, PDS dhe PBDNJ.
BMM ka analizuar edhe minutazhin e specialeve televizive politike, ku ka tërhequr vëmendjen dhe ju ka kërkuar operatorëve televizivë të kompensojnë respektivisht përfaqësimin e forcave politike, në zbatim dhe përmbushje të Nenit 84 pika 3 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu, BMM oraret e transmetimit të reklamave e spoteve politike, ku janë konstatuar shkelje nga të paktën 7 operatorë televizivë Tv Klan, Vizion +, Neës 24, Ufo Education, Ora Neës, Alsat, Real Tv, ndaj të cilëve Bordi paralajmëroi se në se ka raste të përsëritura të shkeljeve, do ti propozojnë KQZ marrjen e masave.
*************************************************************************

KQZ, listë shtetasve me precedentë penalë që s'mund të jenë anëtarë KQV
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, ka ngarkuar administratën që të bëjë një listë të të gjithë atyre shtetasve me precedentë penalë që kanë kanë qenë anëtarë të GNV në zgjedhjet e mëparshme, të cilët nuk do të jenë më pjesë e qendrave të votimit si vëzhgues, anëtarë numërimi etj. Pra, KQZ është e vendosur se të gjithë ata shtetas që në të shkuarën e tyre janë skeduar nga organet e drejtësisë, por dhe vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si persona me precedentë penalë dhe mos përmbushje të detyrave të tyre në proceset zgjedhore, nuk do të bëhen pjesë e komisioneve të qendrave të votimit në zgjedhjet e 28 qershorit. Një detyrim i tillë lind nga Kodi, dhe KQZ është e vendosur me përpikëri. Ndërkaq, përfaqësuesi socialist në KQZ, Genci Gjonçaj, ka kërkuar shpjegime prej kryetarit të këtij komisioni, nëse një dispozitë e tillë do të zbatohej apo jo, dhe nëse po cila do të ishte procedura për t'i evidentuar shtetasit me precedentë negativë në zgjedhje. Ligji e përcakton që shtetasit me precedentë penalë të mos jenë anëtarë të KQV. Si do veprohet në këto raste? Do na jepni juve një listë të personave që KQZ ka të penalizuar dhe ata ne të mos i përfshijmë në këto lista, që të shmangim bllokimet e momentit të fundit, u shpreh Gjonçaj. Lidhur me këtë çështje, kreu i KQZ-së, Arben Ristani, ka ngarkuar administratën që të bëjë një listë të të gjithë atyre shtetasve, që në bazë të ligjit zgjedhor, për shkak të së shkuarës, nuk u lejohet të bëhen pjesë e administrimit të procesit zgjedhor në KQV. Administrata do përgatisë një listë të këtyre shtetasve dhe do tua vërë partive në dispozicion, theksoi Ristani në përgjigje të pyetjeve të anëtarit socialist. Ndërkohë, po gjatë mbledhjes së djeshme, Gjonçaj ka ngritur si shqetësim edhe faktin se shumë nga qendrat e votimit janë përcaktuar, megjithëse pa u miratuar nga KQZ, në ambiente publike, çka sipas tij krijon mundësinë e influencimit mbi zgjedhësit ditën e votimit. Lidhur me këtë çështje ai ka kërkuar nga KQZ-ja një informacion të plotë mbi vendndodhjen e të gjithë KQZ, para se KQZ-ja ti miratojë ato. Ndërkaq, Ristani nuk ka dhënë përgjigje për këtë, por u ka bërë thirrje sërish socialistëve të respektojnë afatet ligjore për dorëzimin e emrave përfundimtar të komisionerëve të KZAZ-ve dhe të plotësojnë mungesat e 30 % femëror ndër to. Kjo kërkese u shoqërua me debate të ashpra, ku sipas kreut të KQZ, kjo shkelje nga socialistët ka bllokuar punën e procesit zgjedhor. Na jepni një shenjë të reflektimit tuaj lidhur me shkeljen permanente të ligjit. Ju kërkoni që ne tiu zëvendësojmë komisioneret, ndërkohë që ju nuk plotësoni detyrimin ligjor. Domethënë, meqë unë nuk respektoj ligjin me ndihmo ti që unë të jem në rregull, tha Ristani. Ndërsa Gjonçaj u shpreh se KQZ refuzon të ndërrojë anëtarët e KZAZ të propozuara nga PS deri në momentin që PS të plotësojë 30 %. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konstatoi se dy javë nga dita e zgjedhjeve, janë 9 KZAZ, të cilat ende skanë marrë listat e zgjedhësve. Për ti dhënë mundësinë votës, paraplegjikëve Komisioni vendosi të ngrejë rampa druri ose betoni pranë çdo qendre votimi.
**********************************************************************************
Ristani apel partive: Propozoni anëtarët për Komisionet e Qendrave të Votimit
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, gjatë ditës së djeshme u bëri apel partive politike që të dërgojnë sa më shpejt në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor propozimet e tyre për anëtarët e K