PS akuzon qeverinë për terrin informativ, 10 % të shtetasve dënohen të mbeten pa votuar

Partia Socialiste akuzon sërish qeverinë dhe Ministrinë e Brendshme se ka futur vendin dhe komunitetin ndërkombëtar në një terr të plotë informativ, sa i takon procesit të pajisjes së shtetasve me karta identiteti. Situatë kaotike me shpërndarjen e letërnjoftimeve për të gjithë ata që kanë aplikuar dhe terr i plotë informativ nga ana e Ministrisë së Brendshme. Parashikimet e PS po vërtetohen çdo ditë, u shpreh Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Kastriot Islami.PS shpreh shqetësim për gabimet në listat përfundimtare të zgjedhësve të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme, duke bërë publik rastin e një 159 vjeçare që figuron në listën e votuesve. Në listat e votuesve rezulton se Shqype Hasibja, 159-vjeç, nga Shkallnuri, në komunën Rrashbull të Durrësit, është prezentë për të votuar në zgjedhjet e 28 qershorit.
Pra, me listën e përqendruar dhe të kompjuterizuar dhe me softe austriake, Shqype Hasibja vazhdon të mbetet në listën e votuesve dhe ky është një rast tjetër, që ul në mënyrë të paimagjinueshme besimin e shqiptarëve te zgjedhjet e lira dhe të ndershme u shpreh Islami. Ndërkaq, Partia Socialiste akuzon Ministrinë e Brendshme për mungesën e informacionit në lidhje me procesin e e pajisjes me karta të shtetasve që nuk disponojnë një pasaportë për jashtë shtetit. Nuk ka asnjë vlerë për zgjedhjet shifra prej 1.3 milionë aplikimesh, kur Ministria e Brendshme nuk është në gjendje të thotë që nga lista përfundimtare e zgjedhësve se cilët emra janë me pasaporte, cilët janë me letërnjoftimi dhe cilët janë as me pasaportë dhe as me letërnjoftim tha Islami. Sipas tij, situata vazhdon të mbetet e rëndë dhe zgjedhjet shumë të rrezikuara, duke shtuar se tipari themelor aktualisht është: Situatë kaotike me shpërndarjen e letërnjoftimeve për të gjithë ata që kanë aplikuar dhe terr i plotë informativ nga ana e Ministrisë së Brendshme. Numri i votuesve pa pasaportë që nuk do të kenë në dorë letërnjoftimin, pra që nuk do të kenë mundësi të votojnë, do të jetë shumë më i lartë se 10 për qind. Shifrat që jep Ministria e Brendshme janë të pakuptimta dhe nuk kanë asnjë lidhje me zgjedhjet në Shqipëri. Por, shqetësuese këto ditë është bashkëpunimi i dyshimtë i qeverisë me kompaninë koncensionare Aleat. Askush nuk e kupton përse Aleat nuk publikon tek dera e zyrës së aplikimit emrat e të gjithë atyre që i ka ardhur letërnjoftimi, që të mos sorollaten. Askush nuk e kupton që nga 1936 votues pa pasaportë në komunën Poshnjë, 740 aplikantëve iu thuhet pas disa javësh, se ju është djegur aplikimi, kur procesi i aplikimeve mbaron nesër. Përveç territ, përveç një gjendjeje kaotike, situata mbetet e paqartë, e pashpresë dhe me një mundësi të madhe manipulimi selektiv nëpërmjet letërnjoftimeve, vijon më tej Islami. Më tej Islami u bën thirrje shqiptarëve të kuptojnë se çfarë manipulimesh banale bëhen me teknologjinë më moderne. Pra, me listën e përqendruar dhe të kompjuterizuar dhe me softe austriake, Shqype Hasibja vazhdon të mbetet në listën e votuesve dhe ky është një rast tjetër, që ul në mënyrë të paimagjinueshme besimin e shqiptarëve te zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kësaj do ti shtoja se këtu janë mbi 17 mijë shqiptarë, gati sa dy mandate deputetësh, me moshë mbi 90-vjeç deri te mosha e Shqypes 159-vjeç, thekson ai. Sipas tij, mbi 5 mijë votues me moshë mbi 100-vjeç dhe rreth 3300 votues me moshë mbi 110-vjeç. Pra, a e kuptoni që lista përfundimtare nuk është pastruar, megjithëse është e kompjuterizuar, megjithëse pretendohet dhe i thuhet qoftë shqiptarëve, qoftë përfaqësuesve ndërkombëtarë, që kemi përdorur një teknologji moderne, se është hera e parë që përdoret një teknologji e tillë që se ka asnjë vend tjetër i Evropës, deklaron Islami. Duke u ndalur gjithashtu te problemi i kartave, Islami tha se nuk e besoj që ka një vend tjetër të Evropës me një numër kaq të madh defektesh, që janë si tragjike, po ashtu edhe komike. Po ashtu nuk e besoj kur flitet për një teknologji moderne të kompanisë koncesionare, sesi një ditë përpara përfundimit të aplikimit mund ti thuhet njerëzve se gishtërinjtë tuaj nuk kanë dalë, të dhënat tuaja janë zhdukur, dhe 740 votues nga një komunë, nuk janë në gjendje të votojnë për shkak të defekteve të teknologjisë moderne. Konkluzioni im i fundit është ky, që megjithëse janë aplikuar teknologji moderne, qoftë me lista, qoftë në regjistrin civil të përqendruar, qoftë në procesin e kartave, kjo qeveri realizoi dështimin e fundit, pra degjeneroi edhe teknologjitë moderne, përfundon Islami.
Last Updated on Friday, 12 June 2009 12:10
Last Updated on Friday, 12 June 2009 12:10