Kandidatët e Topit para deputetëve, në seancë dëgjimore Medi Bici
Ka nisur me gjyqtarin Medi Bici seria e seancave degjimore me kandidatet e Presidentit per ne Gjykaten e Larte. Per 2 ore të nxehta, ku nuk kanë munguar përplasjet, Bici i eshte pergjigjur pyetjeve te deputeteve te PS-se e PD-se në Komisionin e Ligjeve.
"A ju vjen keq që unë e denoncoj këtë proces, si një proces të montuar poltikisht, i cili do të përfundojë me votim të hapur në seancë plenare, duke iu përgjigjur kamzhikut politik që ka ndërtuar maxhoranca. A ju vjen keq që unë mendoj se pyetjet të cilat ju i jeni përgjigjur janë skandaloze", iu drejtua kandidatit Bici, Sajmir Tahiri.
"Nuk e lë zotin Bici, sepse ju mos shpërdoroni detyrën e kryetarit dhe s'keni asnjë të drejtë të thoni për kolegun tuaj ju vjen keq apo jo", u shpreh Bashkim Fino.
"Unë kam qenë dhe njëherë kandidat për anëtar i Gjykatës së Lartë para dy vjetësh, dhe megjithëse kisha një veprimtari 17 vjet në gjyqësor kam kaluar në votim anonim. Dhe për mua më bëhet mirë që të vij të deklaroj të paktën që këto rezultate kanë dhjetë vjet që nuk deklarohen", tha Medi Bici.
Kandidati i presidentit për në Gjykatën e Lartë, nuk ka fshehur mendimin për 2 standarde që ky institucion përdor për cështje të ndryshme. Po ashtu ai i ka bërë të qartë deputetëve se nuk ka mbështetje politike dhe nuk ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit, si një pjesë e gjykatësve të tjere.
"Nuk kam asnjë lloj mbështetje politike, nuk kam qenë asnjëherë, as para '90 dhe as pas '90 anëtar i ndonjë partie politike, organizate politike. Para '90 kam vuajtur nga këto vendime, kështu që mendimi im është që në këtë stad që jemi, kërkomë të hyjmë në Europë nuk duhet të ketë gjyqtarë të tillë në sistemin e drejtësisë", vijoi Bici.
Pas seances degjimore me kandidatin Medi Bici, rradha në komision do jetë për dy kandidaturat e tjera, Sokol çomo dhe Vexhi Muçmata.
Elona Gjylmi < I mëparshmi