E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, Hysi: Berisha shkeli premtimin

Si në "Krokodil" në Strazburg, ashtu dhe në zyrat e Komisionit Europian, maxhoranca i ka premtuar opozitës dhe ndërkombëtarëve një zgjidhje për krizën politike dhe kutitë. Por pothuajse 2 muaj nga këto negociata, Vasilika Hysi, pjesë e delegacionit të Ramës, në takimet me dyer të mbyllura me europianët, shprehet se PD u tërhoq nga të gjithë premtimet e bëra..

"Kane qene negociata me dyer te mbyllura por fryma qe u krijua aty ishte qe maxhoranca do te jepte konsesus, por sic ndodh gjithmone ne Shqiperi ne i kenaqim me luge te zbrazet te huajt, i themi 'po,po' dhe sapo kalojme situaten injorojme gjithcka qe kemi premtuar", thote Vasilika Hysi.

Megjithatë për deputeten socialiste, negociatat nuk mund të quhen të mbyllura. "Ka vend per negociata. Ne qofte se pretendojme qe jemi ne nje shoqeri demokratike, demokraci qe funksionojne, nuk them kompromis, nuk eshte pjese e kompromisit, pavaresisht se ne e paraqitem si pjese te kompromisit, ajo eshte nje e drejte kushtetuese. Opozita kerkon nje te drejte te saj, maxhoranca kerkon ta paraqese si nje kompromis nuk eshte e vertet. Nuk po i ben ndonje lemoshe opozites, duhet ti jape te drejten qe i takon", voijoi ajo.

Pas darkës në Strazburg në prani të komisionarit për zgjerim në Be ,Fule, u fol për një takim të dytë Rama-Berisha, i cili nuk u realizua kurre. Megjithatë negociata vijuan në Tiranë, por në nivel ekpertësh.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›