E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD nismë për hetim parlamentar të Masakrës së Tivarit

Pas kerkeses se kryeministrit Sali Berisha per ngritjen e nje komisioni hetimor per hetmin e masakres se Tivarit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mbledhur firmat per te konkretizuar ligjerisht kete nisme. Pritet qe kerkese per ngritje e komisionit hetimor do te depozitohet te enjten ne sekretarin e Kuvendit te Shqiperise dhe me pas ajo do te kaloje per votim ne seance plenare. Sipas deputetëve nismëtarë, komisioni do të ketë në përbërje të tij 13 anëtarë, prej të cilëve 7 do t’i përkasin mazhorancës dhe 6 opozitës.

Sipas ligjit për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore, Partisë Demokratike i takon të ketë edhe kryetarin e këtij komisioni. Afati i veprimtarisë së këtij komisoni është parashikuar të jetë 1 vit, nisur nga rëndësia e ngjarjes. Qëllimi i tij kryesor do të jetë edhe nxjerrja e përgjegjësive shtetore dhe individuale, të atyre që me veprimet dhe mosveprimet e tyre ndihmuan në ekzekutimin e mijëra shqiptarëve. Por një tjetër pikë e objektit hetimor do të jetë edhe qëndrimi ndaj kësaj masakre të pashembullt i shtetit shqiptar gjatë viteve 1945-1990, si dhe përpjekjet e qëllimshme për të fshehur të vërtetën rreth saj.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›