Kredi për modernizimin e spitaleve
Blerja e aparaturave moderne për 6 prej qendrave rajonale më të mëdha spitalore të vendit do të financohet me një kredi të dhënë nga qeveria e Austrisë. Ministri i financave Ritvan Bode nënshkroi paraditen e të mërkurës marrëveshjen e kredisë që e mundëson këtë.
"Kjo mbështetje prej rreth 16 milionë euro kredi do të shërbejë për modernizimin e shërbimit spitalor me pajisjet më të fundit për të përmirësuar shërbimin në adresë të qytetarëve. Vlera e kredisë së marrë është kredi e butë, që merret dhe lëvrohet përmes bankës austriake "Unicredit A.G". Vlera e interesit është simbolik, të gjitha së bashku rreth 2.5 për qind", tha Ritvan Bode, ministër i Financave.
Kreu i Financave Bode tha se kredia është vetëm një pjesë e projektit qeveritar për modernizimin e shëndetësisë. Sipas tij po negocohet edhe për kredi të tjera të ngjashme për këtë qëllim.
Adi Darsi < I mëparshmi