E Diel, 1 Nëntor 2026

PD-PS, përballja e 280 kandidatëve

Partia Socialiste publikoi dje listën zyrtare të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 qershorit. Ashtu siç kishte premtuar kreu socialist, lista shënon surpriza jo vetëm për përbërjen e saj, por edhe për renditjen. Pas dorëzimit të dokumentacionit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kryesocialisti Edi Rama prezantoi një pjesë të tyre, por duke u ndalur më shumë te risitë dhe garancitë që ofrojnë kandidatët e përzgjedhur për fitoren e 28 qershorit. Kryesimi i Qarkut të Tiranës është një prej surprizave që kishte rezervuar Edi Rama. Ajo do të kryesohet nga një femër dhe vjen nga shoqëria civile. Vasilika Hysi drejtonte Komitetin Shqiptar të Helsinkit për thuajse dhjetë vjet. Kryesimi i qarqeve të tjera u është lënë në dorë anëtarëve të kryesisë si Ben Blushi në Korçë, Arta Dade në Gjirokastër, Arben Isaraj në Vlorë, Ilir Beqja në Shkodër, Gramoz Ruçi në Fier, Sadri Abazi në Dibër, Erjon Braçe në Berat, apo Blendi Klosi në Durrës.

Lista karakterizohet nga përfshirja e shumë figurave të reja, ekspertë ose anëtarë të shoqërisë civile. Taktika e ndjekur tregon se ata janë vënë thuajse në të gjitha rastet shumë pranë figurave "të vjetra" dhe me eksperiencë të selisë rozë, të sprovuar në gara elektorale. Për sa i përket grupit aktual parlamentar, janë dhjetë deputetë që nuk janë përfshirë në lista. Ata janë Musa Ulqini, Elmaz sherifi, Rrapush Tola, Rajmonda Stefa, Flamur Hoxha, Besnik Dervishi, Fatos Nano, Stefan Çipa, Ylli Bufi dhe Pilo Kerri.

Rama, i rrethuar nga një pjesë e kandidatëve të rinj, shprehu bindjen në fitoren e këtij ekipi. Ai bëri një rezyme të statistikave të këtij grupi. Kryesocialisti theksoi se nga 140 kandidatët që përfaqësojnë PS-në, 100 janë juristë, ekonomistë, arsimtarë dhe mjekë. Mbi 30% e listës janë me grada shkencore dhe mbi 50% me kualifikime pasuniversitare. Rama vlerësoi si statistikë me rëndësi ato që lidhen jo me tërësinë e listës, por me grupin e ardhshëm parlamentar. "Fokusi ynë te cilësia e Parlamentit të ardhshëm ka diktuar edhe zgjedhjet tona, duke i bërë llogaritë për spektrin e përfaqësimit të PS-së në Parlament, bazuar në një numër 72-75 deputetë dhe mbi këtë numër ne do të kemi një grup parlamentar me 20% gra", nënvizoi Rama.

Duke bërë llogaritë e grupit të ri parlamentar, Rama u shpreh se

25% e grupit tonë të ri parlamentar do të jenë juristë, 16% ekonomistë dhe 27% arsimtarë. 30% e grupit tonë të ri parlamentar janë deputetë që rikonfirmohen dhe 70% janë deputetë që do të hyjnë për herë të parë në Parlament, duke sjellë ide dhe energji të reja. "Besojmë se u ofrojmë shqiptarëve grupin më të mirë të mundshëm parlamentar, tha Rama, për një shumicë që do të qeverisë vendin, që do ta nxjerrë Shqipërinë nga ky tranzicion i stërzgjatur dhe do të bëjë të mundur realizimin e të gjitha atyre angazhimeve që tanimë ju dhe publiku i njihni si angazhime të marra në programin tonë të ri qeverisës". Por ai vlerësoi si mjaft të rëndësishëm harmonizimin e eksperiencave parlamentare dhe politike me prurje të reja nga radhët e PS dhe nga shoqëria civile. Dhe siç u shpreh kryetari i PS-së, kjo është një tjetër arsye për të besuar se oferta jonë është oferta më e mirë, e cila garanton që politika jonë e re e ndryshimit të marrë një përmasë të prekshme në jetën parlamentare të vendit. Sa u përket kritereve të përzgjedhjes së tyre, Rama deklaroi se energjia e re dhe eksperienca ishin vendimtare, duke mos u bazuar në asnjë moment në rezultatin e ndonjërit prej tyre në zgjedhjet e 2005-ës.

Qeveria

"Kabineti qeverisës

do të jetë miks"

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, synon krijimin e një qeverie ku të jetë e harmonizuar puna e ekzekutivit me atë të legjislativit.

"Është hapi i parë i një reforme që unë e gjykoj si të nevojshme për vendin tonë, për t‘i dhënë Parlamentit rolin e Parlamentit dhe ekzekutivit rolin e ekzekutivit, por është një reformë që do të kërkojë disa hapa", tha Rama, duke shtuar se ai vetë po bën hapin e parë. Një Kryeministërm, vlerësoi ai, që përfaqëson në Parlament ekzekutivin dhe që nuk le për asnjë sekondë bosh karrigen e përfaqësuesit të popullit në Parlament, e ndërkohë nuk lë për asnjë sekondë bosh vendin e tij pranë njerëzve në realitetet shumë të vështira të Shqipërisë.

Bashkëpunimi

"Fitojmë dhe qeverisim

pa Metën në koalicion"

PS garanton ofertën më të mirë për shqiptarët, ndaj atë do e votojë shumica e qytetarëve. Këtë konstatim bëri dje kryetari i PS-së, sipas të cilit nuk do të jenë të nevojshme bashkëpunimet paszgjedhore për të krijuar qeverinë. "Ne do t‘i fitojmë zgjedhjet me këtë koalicion dhe do të qeverisim me këtë koalicion", tha Rama. Ne, vijoi ai, nuk jemi këtu për të hedhur fall. Ne jemi këtu për të thënë, kemi një program të ri, kemi një skuadër të re, vijoi kreu socialist, kemi një vizion të ri dhe zgjidhje të reja për Shqipërinë dhe për shqiptarët. "Për të gjitha këto arsye, ne besojmë se jo vetëm kemi ofertën më të mirë, por edhe se shumica e shqiptarëve e shohin ofertën tonë si më të mirën, gjë që do na çojë në qeverisjen e vendit me një shumicë, e cila do ketë të gjitha mundësitë për t‘i bërë realitet angazhimet e marra", tha Rama.

Rezultati

"Do të arrijmë të

fitojmë 72-75 mandate"

Partia Socialiste synon të fitojë nga 72 deri në 75 mandate në zgjedhjet e 28 qershorit, shumica e duhur për të garantuar një qeverisje pa u shqetësuar për mungesën e votave që duhen për të kaluar ligje e nisma të ndryshme. Synimin e shpalli kreu i selisë rozë, Edi Rama, gjatë komunikimit me mediat, pasi u dorëzua lista e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Rama u shpreh i sigurt për fitoren e Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj jo vetëm se kjo parti ka një program dhe një vizion për një qeveri për qytetarët dhe me qytetarët, por edhe sepse qytetarët do e shprehin me votën e tyre që duan t‘i japin fund tranzicionit të tejzgjatur.

Bashkia

"Unë Kryeministër? Jap

dorëheqjen nga bashkia"

Kreu i PS-së, njëherësh edhe kryebashkiaku, Edi Rama, deklaroi dje se nëse do të bëhet Kryeministër, do të largohet nga kryesimi i bashkisë së kryeqytetit, duke ia pasuar sërish një socialisti. Rama sqaroi gjithashtu se nuk zgjodhi të kandidonte, pasi do t‘i shërbejë popullit në detyrën që ai ka zgjedhur si kryetar bashkie në Tiranë. "Jam këtu për një sfidë. Për të udhëhequr Shqipërinë së bashku me gjithë shqiptarët në bashkëpunim me kryetarin e ardhshëm të bashkisë që ne do të propozojmë", tha ai. Rama theksoi se deputetët e nesërm të PS-së nuk do ta ndjejnë nevojën e kryetarit të partisë në Parlament. "Unë jam në fushë të betejës dhe nuk shoh asnjë kundërshti mes detyrës që qytetarët më kanë garantur dhe përballë misionit që këta burra e gra kanë para", tha kreu socialist.

Ish-kryetari

"Nano i ktheu kurrizin

Partisë Socialiste"

Fatos Nano i ka kthyer shpinën Partisë Socialiste dhe është i vetmi ish-kryetar që bën thirrje të votojnë kundër PS-së. Ky është qëndrimi i kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, pas shpalljes së listave të kandidatëve për deputetë. Përmes kësaj deklarate, Rama iu përgjigj jo vetëm akuzave të Nanos, por edhe shpjegoi arsyen përse ish-lideri i kësaj partie nuk është në listat e kandidatëve.

"Fatos Nano i ka kthyer kurrizin PS-së. Dhe listat e deputetëve nuk janë lista që bëjnë vlerësime historike, por janë lista që përfaqësojnë listat e së ardhmes. Fatos Nano është i vetmi kryetar i një partie që bën thirrje për të mos votuar partinë që ai ka drejtuar. Ky është problemi i tij", deklaroi kreu i PS-së.

Lista e kandidatëve të Partisë Socialiste

Qarku Berat

1.Erion Braçe

2.Fidel Ylli

3.Ermonela Velaj

4.Marko Bello

5.Eduard Bejko

6.Selman Hodaj

7.Anila Agalliu

8.Valbona Zylyftari

Qarku Dibër

1.Sadri Abazi

2.Qemal Minxhozi

3.Ylli Manjani

4.Ulsi Manja

5.Hamdie Beqiri

6.Adelina Farrici

Qarku Durrës

1.Blendi Klosi

2.Rudina Seseri

3.Hazir Gashi

4.Gazmir Bizhga

5.Klodiana Spahiu

6.Gjon Bardhi

7.Edison Konomi

8.Ali Dobroshi

9.Ismail Dani

10.Gazmend Kabashi

11.Rolant Xhelilaj

12.Ledion Lako

13.Gëzim Agasi

Qarku Elbasan

1.Valentina Leskaj

2.Ilir Bejtja

3.Shegush Ligori

4.Taulant Balla

5.Damian Gjiknuri

6.Agim Leka

7.Skënder Hasa

8.Kastriot Islami

9.Arben Kamani

10.Isa Qatja

11.Astrit Halili

12.Bukurosh Maci

13.Ndricim Hysa

14.Luljeta Dollani

Qarku Fier

1.Gramoz Ruçi

2.Ermelinda Meksi

3.Albert Çaçi

4.Fatos Tushe

5.Armando Subashi

6.Bashkim Fino

7.Ervin Koçi

8.Arben Çuko

9.Piro Lutaj

10.Arion Muçaj

11.Anduel Xhindi

12.Bujar Çela

13.Alma Bejtaj

14.Gentian Nushi

15.Pajtim Isufaj

16.Fredi Kokoneshi

Qarku Gjirokastër

1.Arta Dade

2.Vangjel Tavo

3.Et‘hem Ruka

4.Elvira Shapllo

5.Kristaq Kristani

Qarku Korçë

1.Ben Blushi

2.Pandeli Majko

3.Mimi Kodheli

4.Alfred Dalipi

5.Arben Ahmetaj

6.Olta Xhaçka

7.Irena Kallço

8.Arben Rroko

9.Demir Agastra

10.Bashkim Hazisllari

11.Tatiana Selenica

12.Ilir Xhakolli

Qarku Kukës

1.Asllan Dogjani

2.Fatmir Hoxhaj

3.Rexhep Ukperaj

4.Tatiana Kerxhaliu

Qarku Lezhë

1.Gjok Jaku

2.Gjovalin Kadeli

3.Armando Prenga

4.Ndrec Deda

5.Dave Gjoka

6.Manushaqe Kuli

7.Fran Marku

Qarku Shkodër

1.Ilir Beqja

2.Tom Doshi

3.Ndue Kola

4.Astrit Beci

5.Paulina Hoxha

6.Helidon Bele

7.Nikolin Dedvukaj

8.Falma Fshazi

9.Agim Shimaj

10.Luan Heta

11.Arta Gjonaj

Qarku Tiranë

1.Vasilika Hysi

2.Besnik Baraj

3.Kastriot Islami

4.Saimir Tahiri

5.Fatmir Xhafaj

6.Andis Harasani

7.Ditmir Bushati

8.Eglantina Gjermeni

9.Namik Dokle

10.Enkelejda Shkreli

11.Eduard Shalsi

12.Xhemal Qefalia

13.Dashamir Peza

14.Ilir Gjoni

15.Artan Gaçi

16.Auron Tare

17.Elisa Spiropali

18.Artan Lame

19.Sefer Dervishi

20.Bledar Çuçi

21.Ibrahim Kalemi

22.Shpëtim Cami

23.Naim Asllani

24.Mehmet Hasalami

25.Diana Ndrenika

26.Sokol Kraja

27.Sulë Cara

28.Gerta Lubonja

29.Ilirjan Mihali

30.Bledar Doracaj

31.Gert Janaqi

32.Abdyl Sarja

Qarku Vlorë

1.Arben Isaraj

2.Luiza Xhuvani

3.Arben Malaj

4.Shpëtim Idrizi

5.Eltar Deda

6.Fatmir Toçi

7.Kosta Barjaba

8.Mira Shehu

9.Gëzim Tushi

10.Rajmonda GJoni

11.Edmond Leka

12.Valbona Derhemi

Emrat e deputetëve që nuk rikandiduan në PS

Musa Ulqini

Elmaz sherifi

Rrapush Tola

Rajmonda Stefa

Flamur Hoxha

Besnik Dervishi

Fatos Nano

Stefan Çipa

Ylli Bufi

Pilo Kerri

Lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike

Qarku i Tiranës

1. Sali Berisha

2. Aldo Bumçi

3. Rajmonda Bulku

4. Bujar Nishani

5. Majlinda Bregu

6. Gerti Bogdani

7. Gent Strazimiri

8. Florion Mima

9. Ilir Rusmali

10. Myqyrem Tafaj

11. Luan Skuqi

12. Tritan Shehu

13. Viktor Gumi

14. Arben Imami

15. Lajla Përnaska

16. Vath Tabaku

17. Jorida Tabaku

18. Edith Harxhi

19. Altin Ndroqi

20. Kastriot Sulko

21. Galip Rramadhi

22. Taulant Bino

23. Ermal Dodi

24. Gjergji Bojaxhi

25. Indrit Fortuzi

26. Arben Qiriako

27. Ferdinand Shehu

28. Jera Kruja

29. Arta Sakja

30. Migena Reçi

31. Keltis Kruja

32. Ylber Vata

Qarku i Fierit

1. Sokol Olldashi

2. Ilir Bano

3. Mesida Doda

4. Enkelejd Alibeaj

5. Vasillaq Ngresi

6. Fatos Beja

7. Eno Bozdo

8. Blerim Koreshi

9. Ramadan Krasniqi

10. Ferdinand Murati

11. Daut Sulaj

12. Vasilika Hysi

13. Majlinda Verija

14. Stavri Ristani

15. Nevila Bani

16. Suzana Numani

Qarku i Elbasanit

1. Lulzim Basha

2. Ardian Turku

3. Adriana Gjonaj

4. Rahim Çota

5. Dashnor Sula

6. Luçiano Boçi

7. Subi Hida

8. Aurel Bylykbashi

9. Bexhet Hyryçi

10. Mimoza Hasekiu

11. Blerina Cakja

12. Erind Bakalli

13. Valdete Kongoli

14. Qamil Dika

Qarku i Durrësiy

1. Ferdinand Xhaferri

2. Albana Vokshi

3. Gazmend Oketa

4. Ylli Lama

5. Osman Metalla

6. Eduard Halimi

7. Igli Cara

8. Ndriçim Babasi

9. Sami Gjergji

10. Juliana Kola

11. Eglantina Bekteshi

12. Dardan Domi

13. Besa Qesja

Qarku i Korçës

1. Ridvan Bode

2. Gjergji Papa

3. Ledina Anjerolli

4. Edmond Spaho

5. Fatbardh Kadilli

6. Ismail Hoxha

7. Efrida Zefi

8. Jonela Spaho

9. Eduard Ypi

10. Alfred Gega

11. Niko Dudo

12. Zinet Shaholli

Qarku i Vlorës

1. Astrit Patozi

2. Ardian Kollozi

3. Leonard Demi

4. Kreshnik Çipi

5. Kosta Barka

6. Laureta Bejkosala

7. Bujar Leskaj

8. Glori Husi

9. Nexhmie Xhuveli

10. Ago Shehu

11. Elsa Gjini

12. Lorena Imeri

Qarku i Shkodrës

1. Jozefina Topalli

2. Astrit Bushati

3. Arenca Trashani

4. Gëzim Dibra

5. Gjok Uldedaj

6. Paulin Sterkaj

7. Ndue Paluca

8. Xhovalin Çuni

9. Ramiz Çobaj

10. Shpresa Tepelia

11. Fatbardh Spahiu

Qarku i Beratit

1. Genc Pollo

2. Mehmet Xheka

3. Lefter Maliqi

4. Thoma Rumiçi

5. Bujar Hoxha

6. Miranda Haxhia

7. Dhori Kule

8. Edie Poni

Qarku i Lezhës

1. Edi Paloka

2. Mark Marku

3. Paulina Hoti

4. Gjok Vuksani

5. Gjovalin Prenga

6. Zef Gjoka

7. Margarita Trashaj

Qarku i Dibrës

1. Jemin Gjana

2. Sherefedin Shehu

3. Bedri Hoxha

4. Selami Xhepa

5. Mirjana Bulku

6. Idriz Xhumara

Qarku i Gjirokastrës

1. Genc Ruli

2. Spiro Ksera

3. Arben Çuli

4. Teuta Kalemi

5. Pëllumb Peçani

Qarku i Kukësit

1. Flamur Noka

2. Besnik Dusha

3. Fatos Hoxha

4. Evelina Koldashi

Lista e LDK në 12 qarqet

Qarku Tiranë

1.Mhill Gecaj

2.Albana Tahiri

Qarku Lezhë

1.Nikolle Lesi

2.Briken Rrozhani

Qarku Korçë

1.Avdulla Cano

2.Foto Duma

Qarku Vlorë

1.Naim Brahimaj

2.Fatmir Dalanaj

Qarku Durrës

1.Aleksander Ndrejaj

2.Gjergj Bajraktari

Qarku Kukës

1.Bledmir Pepkolaj

2.Ermira Pasha

Qarku Berat

1.Bledi Musai

2.Dorian Maze

Qarku Gjirokastër

1.Fluerenzo Koci

2.Ollga Malo

Qarku Shkodër

1.Pashko Ujka

2.Agustin Lelcaj

Qarku Dibër

1.Donika Pjetergjokaj

2.Hasie Kalia

Qarku Elbasan

1.Nertila Likaj

2.Arben Bozoxhiu

Qarku Fier

1.Altin Pali

2.Bahrie Krifca



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›