E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pentagoni me njësi të re spiunazhi

Mediat amerikane raportojnë se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes po krijon një njësi të re të inteligjencës, si pjesë e ri-organizmit të shërbimit informativ, që ka për qëllim zgjerimin e përpjekjeve të spiunimit përtej zonave të luftës.

Një zyrtar i lartë i Pentagonit duke folur në kushte anonimiteti, iu tha gazetarëve se Shërbimi i ri Klandestin i Mbrojtjes parashihet të punojë ngushtë me CIA-n, në përpjekje për të forcuar bashkëpunimin mes CIA-s dhe ushtrisë.

Plani është zhvilluar pas publikimit të studimit amerikan, i cili doli me përfundimet se ushtria duhet të fokusohet më shumë në mbledhjen e informatave në vendet jashtë zonave të luftës.

Zyrtari ka refuzuar të ofrojë detaje për shënjestrat e reja të mundshme, por mediat amerikane raportojnë se aty mund të përfshihen Irani dhe Kina.

Plani raportohet se është miratuar javën e kaluar nga sekretari i mbrojtjes Leon Panetta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›