E Diel, 1 Nëntor 2026

Partitë e vogla paraqesin firma falso për t'u regjistruar në zgjedhje

04/06/2005  Goxhi: Nga 5 maji jam anëtar i Sigurisë Kombëtare Shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të verifikojë të gjitha firmat e listave mbështetëse të proporcionalit, për të gjitha partitë politike, të cilat nuk kanë deputet në Kuvend. Vendimi ka ardhur pas zhurmës në media, që firmat të hedhura në listat mbështetëse të proporcionalit, të partive pa deputet mund të jenë të falsifikuara. Për këtë kanë reaguar dhe përfaqësues politikë të partive në KQZ. Ndërkohë, që për të zbardhur çështjen KQZ-ja i ka kërkuar ndihmë dhe Institutit të Policisë Shkencore, i cili do të bëjë dhe ekspertizën e këtyre firmave, dhe brenda ditës së sotme të japë një përgjigje, nëse firmat e hedhura janë apo jo të vërteta. Në rast se verifikohet falsifikueshmëria e firmave, atëherë këto subjekte zgjedhore do të duhet të përgjigjen përpara ligjit, që mund të jetë edhe dënim me burg deri në 4 vjet. Gjithashtu, dje, KQZ-ja ka shqyrtuar dhe një letër në adresë të këtij institucioni, ku deputeti i PBDNJ-së, Kristo Goxhi, është shprehur se është anëtar i Partisë Siguria Kombëtare Shqiptare, edhe pse aktualisht figuron në listën proporcionale të PBDNJ-shit. KQZ-ja në mbledhjen e djeshme ka shtyrë dhe shqyrtimin e listës shumemërore të partive të koalicionit "Aleanca për Liri, Drejtësi dhe Mirëqenie". Por dokumentacioni jo i rregullt i paraqitur nga përfaqësuesit e PR-së, PDK-së dhe PBL-së, duke kërkuar plotësimin e mëtejshëm të materialit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›