E Hënë, 2 Nëntor 2026

PSD nis fushatën elektorale

04/06/2005  Partia Socialdemokrate ka mbajtur dje kontentën e saj elektorale, duke deklaruar të hapur fushatën për zgjedhjet e 3 korrikut. Në sallën e mbushur me simpatizantë në Pallatin e Kongreseve, kreu i kësaj partie, Skënder Gjinushi, tha se e majta duhet të shkojë në zgjedhje sa më unike. Sipas tij, asnjë votë nuk duhet të lejohet të mbetet jashtë të majtës dhe ribashkimi i saj mbetet alternativa më e mirë për të gjithë. “Vetëm e majta dhe strategjia e saj e zhvillimit mund të bëjnë të mundur vazhdimin e mëtejshëm të reformave afrimin euroatlantik”, tha Gjinushi. Sipas tij, socialdemokratët, por edhe e gjithë e majta, janë për një ndryshim dhe përmirësim rrënjësor. Por, sipas tij, ky ndryshim konceptohet si një ndarje nga tranzicioni i tejzgjatur dhe nga një kuvend që ngjan më shumë me arenë gladiatorësh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›