“Sondazhet të sajuara nëpër zyra të mbyllura”
04/06/2005 Kryetari i PS dhe Kryeministri, shigjeton “Mjaft”
DURRES - Kryeministri Fatos Nano, gjatë prezantimit të kandidatit socialist të zonës nr.27, Lulzim Traga, në Durrës, ka përgënjeshtuar rezultatet e sondazhit të bërë, lidhur me zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut.
Sondazhet e realizuara nga Lëvizja “Mjaft”, të publikuara vetëm pak ditë më parë, janë cilësuar si “Sondazhe të realizuara në zyra të mbyllura”, duke u shprehur se socialistët janë të bindur në fitore.
Nano ka kërkuar te mbështetësit votën për mandatin e tretë qeverisës, ndërsa është shprehur i sigurtë në fitorën e shumicës së vendeve në parlamentin e ardhshëm.
“Ata që kujtojnë se përballë këtij transformimi të madh mund të maten me sondazhe të sajuara nëpër zyra të mbyllura, duhet të kuptojnë se ky komunitet dhe gjithe realiteti shqiptar i ka kapërcyer të gjitha sondazhet dhe askujt nuk mund t’i kthehet më mendja nga ky zhvillim i mbarë, i udhëhequr prej nesh, drejt të ardhmes evropiane”, u shpreh Nano.