E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arbër Mazniku: Do vijojmë me pyetësorin e dytë

04/06/2005  Zëvendëspresidenti i Gallup organization reagon ndaj sondazheve të butuara nga Mjaft

Sondazhi është mashrim dhe falsifikim

Zëvendëspresidenti kompanisë së sondazheve "Gallup Organization”, Alec Gallup, e ka konsideruar sondazhin e zhvilluar përpara disa ditësh nga lëvizja “Mjaft” dhe një organizatë bullgare si një mashtrim dhe falsifikim, që po bëhet për përfitime politike. Zëvëndëspresidenti i kësaj kompanie, që është djali George Gallup, themeluesit të “Gallup Organization”, shprehet se ky sondazh është një tallje që i bëhet popullit shqiptar dhe shprehet se kompania e tij nuk i ka dhënë të drejtën bullgarëve të përdorin emrin e “Gallup”. Por, pavarësisht nga replikat e ditëve të fundit, Lëvizja “Mjaft” deklaron se nuk do të heqë dorë nga zhvillimi i sondazhit të dytë më të njëjtët kontraktorë, pra me “Gallup International”.

Reagimi

“Si djali i Dr George Gallup, themeluesi i Sondazhit Gallup, jam i interesuar të shpreh pikëpamjen e familjes sonë dhe të Organizatës Gallup mbi falsifikimin e fundit të sondazhit zgjedhor të publikuar në Shqipëri nga "Mjaft". E shikoj sondazhin e manipuluar si një përqeshje të madhe të bërë ndaj popullit shqiptar. Populli shqiptar meriton një opionion të paanshëm dhe të drejtë mbi situatën politike dhe ekonomike të Shqipërisë, në prag të ditës së zgjedhjeve. Shfrytëzimi i emrit të famshëm “Gallup” për përfitim politik dhe komercial duhet të konsiderohet si kriminal. Është fatkeqësi që popullsia e Shqipërisë është mashtruar nga një sondazh i falsifikuar, që mban emrin e familjes sime”, thuhet në deklaratën e Alec Gallup. Sipas tij, kjo kompani nuk i ka dhënë të drejtën për të përdorur emrin e Gallup asnjë organizate në rajon. “Ne asnjëherë nuk kemi dhënë të drejtën apo autorizuar përdorimin e emrit tonë për asnjë organizatë në rajonin e Ballkanit. Përgjatë 70 viteve të Sondazheve Gallup, ne kurrë nuk kemi punuar për interesa të grupeve veçanta apo partive politike dhe kurrë nuk do ta marrim në konsideratë lidhjen me një grup si MJAFT”, thuhet në deklaratën e Alec Gallup. Në këtë mënyrë theksohet se besueshmëria e rezultateve humbet që në zgjedhjen e një kompanie që ka marrë me pa të drejtë emrin "Gallup".

Qëndrimi

I kontaktuar nga gazeta "Metropol“, zëvendësdrejtori i “MJAFT”, Arbër Mazniku, shprehet se kontrata është ripërsëritur me “Gallup Inernational” për zhvillimin e sondazhit të dytë në mes të qershorit. Ai ka hedhur poshtë mundësinë e bllokimit të sondazheve, duke u shprehur se që në fillim "Mjaft", ka deklaruar se kontratën e ka me "Gallup International" dhe jo me Gallup Organization. Megjithatë, duket se pas kësaj situate besueshmëria e "Mjaft" ka rënë ndjeshëm si në arenën politike, ashtu dhe në publikun e gjerë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›