E Diel, 1 Nëntor 2026

Pollo: Prezanton kandidatin e Durrësit

04/06/2005  Kryetari i PDR-së, Genc Pollo, ka prezantuar dje në zonën 25 të Durrësit kandidatin për deputet të kësaj partie, Ramiz Doda. Nën moton, “Besoni Shqipëria Ndryshohet”, Pollo kërkoi nga elektorati përkrahje për PDR-në dhe opozitën në zgjedhjet e ardhshme. “Ndryshimin e madh e pret me padurim shumica e madhe e shqiptarëve dhe ky ndryshim bëhet për shumicën, por edhe për atë pakicë, që ndoshta ende nuk është përgatitur. Në mënyrë që shkollat tona të kenë në radhë të parë xhama në kohë shiu, të kenë tjegulla që të mos pikojë uji, të kenë më shumë salla, që të mos jenë 50-60 nxënës në klasë, të kenë ngrohje në acar. Në mënyrë që brezi që ne përgatisim, që nxënësit e sotëm e prindërit e nesërm të jenë të aftë të përballojnë sfidat e shekullit XXI. Dhe arsimi, krahas shumë të tjerave, por veçanërisht arsimi, tetëvjeçar, gjimnazet, universitetet janë çështje, ku duhet të përqëndrohemi dhe t'i largojmë nga zaptimi i Memushit dhe i Nanos dhe t'ia kthejmë arsimtarëve arsimdashës, t'ja kthejmë prindërve arsimdashës, që duan një të ardhme shqiptare dhe evropiane njëkohësisht dhe për këtë ne përpiqemi”, tha Pollo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›