E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidatura e Serbisë, Rumania e kushtëzon

Edhe pse pas deklaratës së mbrëmshme të shefit të diplomacisë franceze, Alen Zhypen, dukej sikur ishte arritur konsensusi dhe se Serbia do të marrë kandidaturën për anëtarësim në BE, drama e vërtetë ka vazhduar disa orë më vonë, kur në takimin e ambasadorëve, rumunët kanë kushtëzuar mbështetjen për Serbinë me zgjidhjen e çështjes së vllehëve në Serbi.

Sipas mediave serbe, shefi i diplomacisë gjermane, Guido Vestervele, sot në mëngjes ka thënë se Gjermania do të hapë dritën e gjelbër për kandidaturën e Serbisë.

Serbia ka përmbushur detyrimet me marrëveshjen e arritur me Kosovën, ndërsa tani Evropa duhet ta përmbushë pjesën e saj, ka thënë Vestervele, sipas të cilit, marrëveshja e Beogradit me Prishtinën paraqet një hap të vërtetë në drejtimin e duhur. / Kosovapress

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›