E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvajti njeh Kosovën

Pas paralajmërimeve të kryetarit të Asamblesë Nacionale të Kuvajtit, Jasem Mohamad Al Kharafi, Kuvajti edhe zyrtarisht e ka njohur Republikën e Kosovës, duke u bërë vendi i 85 që njeh shtetin tonë.

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme kanë konfirmuar për Kosovapress se Qeveria e Kuvajtit ka njohur shtetin e Kosovës, ndërsa pritet që sot notën verbale t’ia dorëzojë ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Kuvajt.

Ndryshe, të shtunën kryetari i Asamblesë Nacionale të Kuvajtit, Jasem Mohamad Al Kharafi, gjatë vizitës që zhvilloi në Kosovë, pati paralajmëruar se vendi i tij shumë shpejt pritet ta njohë zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

Bregu i Fildishtë është shteti i fundit që e ka njohur Republikën e Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›