Kandidimi i dy D-ve

Dokle apo Dade. Tenderi është drejt fundit. Tashmë nga katër kandidatë për postin e nënkryetarit të kuvendit, numri ka rënë në dy. Janë pikërisht Dade dhe Dokle atë të cilët po vrapojnë drejt kësaj karrigie. Po cili prej tyre do të ulet. Dokles ka ca kohë që linja me Ramën i interferon, kjo që në momentin që ai duke me “shaka” tha se postin e kryetarit e meritonte edhe ai. Në atë grup njerëzish ishte edhe spiuni i Ramës, me sa duket një spiun pa njohuri pasi shakanë e Dekles ia ka transmetuar Ramës si një fushatë të tij për tu bërë kryetar. Ndaj edhe Dokles kohët e fundit i bie linja dhe nuk ia thotë dot deri në fund të gjitha hallet Ramës. Nga ana tjetër është Dade. Kjo me Ramën mardhënia i shkon shumë mirë. Ajo e priti me entuziazëm momemtin kur duhej votuar për rezolutën e Ramës, ndaj me ngazëllim të thellë e ngrit dorën, madje jo vetëm kaq, por u ngrit edhe vetë në këmbë si disa kryetar rrethesh. Dje Rama mbylli edhe fazën e parë të tenderit për këtë karrige. Nga katër kandidatë që ishin deri pak ditë më parë, tashmë kanë mbetur dy. Si duket Seseri dhe Leskaj, ose e kishin pazarin të vogël, ose nuk pranuan të bënin fare Pazar. Kështu që Rama si skualifikoi. Por dy kandidatët që kanë mbetur kot mundohen të thyejnë “mendje” për të votuar për njërin apo tjetrin. Sa të jetë Rama në krye të PS-së, pulat do të futen në kotec kokë ulur e në rrjesht për një. Pra gjasat janë që Dade të jetë fituesja. Dhe Dokles nuk do t’i vijë aspak mirë. Pasi ai do të jetë i vetmi socialist që do ta hajë për një shaka.
...